Droga në Fier,Piro Bare: Nga vila
merrja 2 mijë € qira, u mashtrova

Droga në Fier,Piro Bare: Nga vila<br />merrja 2 mijë € qira, u mashtrova
Zbulimi i një laboratori droge në banesën e biznesmenit të njohur Piro Bare,ka detyruar këtë të fundit të paraqitet në policinë e Fierit dhe të japë deklarime rreth asaj që kishte ndodhur në ambjentet e brendshme të vilës së tij.

Para grupit hetimor biznesmeni i gazit njëherësh dhe pronari i Portit të Hidrokarbureveve në “Porto Romano” Durrës, ka pohuar se objektin ja kishte dhënë me qëra shtetasit me inicialet E.F, tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Fierit.

Bare ka sqaruar dhe bindur oficerët e policisë dhe prokurorisë se nuk ka pasur dijeni fare,se çfarë bënte në banesë E.F,pasi ai shumë rrallë shkonte në vilë, për shkak të angazhimeve që kishte në biznes.Më tej Bare ka shtuar se është ndjerë i mashtruar nga E.F, i cili në lidhjen e kontratës noteriale për marrjen me qëra të vilës, pranonte se do e shfrytëzonte objektin për qëllime biznesi dhe zyra.

Por e kundërta ka ndodhur, pasi E.F, e ka kthyer vilën luksoze në një laborator të rregullt droge, për kultimin e sasive të mëdha të kanabisit. Bare i ka vënë në dispozicion prokurorisë dhe policisë së Fierit një kopje të kotratës noteriale, e cila mban datën 13 shtator 2016 dhe ka një afat të përcaktuar një vjeçar, pra deri në 13 shtator 2017.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve