2 rrugët e drogës/ Nga Shqipëria në Foggiano dhe më tej shpërndarje në gjithë territorin italian

2 rrugët e drogës/ Nga Shqipëria në Foggiano dhe më tej shpërndarje në gjithë territorin italian

Në raportin e paraqitur në muajin shkurt në prani të ish-prokurorit të anti-mafias Franco Roberti dhe avokatit të përgjithshëm të Campobasso Guido Rispoli, rezulton se grupet mafioze në Molise janë shumë të ndryshme dhe secili prej tyre vepron në një sektor të veçantë. Ata vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të pavarur, por bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të ndarë territorin dhe fitimet e paligjshme. Ata kanë një "drejtim të përbashkët kriminal", veçanërisht në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së drogës, kryesisht në zonën bregdetare.

Grupet e reja mafioze nga Isernia në Termoli, duke kaluar nëpër Campobasso, vazhdojnë të ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë.

Siç kemi deklaruar në shkurt, skenari kriminal molisian është veçanërisht kompleks. Elementet e rinj hetimor dhe gjyqësor konfirmojnë infiltrimin gradual të bandave të Ndrangheta dhe praninë ekonomike të Camorras, si psh në transformimin e disa zonave bregdetare, veçanërisht nga mafia e Gargano-Foggia, duke u shnëruar në laborator të modeleve të reja kriminale në lidhje me trafikun dhe shpërndarjen e drogës në kontakt të ngushtë me mafian shqiptarë dhe në disa raste sporadike edhe me mafian nigeriane.

Dokumentet gjyqësore të shqyrtuara na lejojnë të identifikojmë një lloj "drejtimi kriminal të fshehtë" i cili, veçanërisht në Molise, i lejon bosët mafiozë shqiptarë të kontrollojnë tregun e drogës dhe biznesin e paligjshëm të lidhur me investimet.

Në Molise, ka "modele të reja kriminale", veçanërisht në fushën e trafikut dhe shpërndarjes së drogës. Këto grupe të reja kriminale janë modele të gjeneruara nga kushtet socio-ekonomike vendore. Ata në Itali funksionojnë në heshtje ndryshe nga çveprojnë në Shqipëri, ku kanë sjellje të egër dhe kryejnë grabitje, sulme apo masakra.

Ka shumë "familje" - banda dhe klane - që punojnë në Molise në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke kryer krime me metoda mafioze. Për të përmendur psh: anëtarët e fisit Moretti-Pellegrino-Lanza; Sinesi-Francavilla, Trisciuoglio-Prencipe-Mansueto Nardino, Lapiccirella, Palumbo, Salvatore, Testa-Bredice dhe mafia e San Severo.

Molise është vend i pushtuar nga mafia e vendeve fqinj (mafia foggiana dhe garganica), kjo sipas hetimeve më të fundit . Organizatat lokale janë të shpërndara në gjithë territorint dhe bashkëpunojnë me mafian shqiptare.

Grupet kriminale shqiptare, janë të organizuar në bazë të “vjetërsisë” në territorin Italian dhe sipas gjeografisë prej nga vijnë.

Grupet kriminale qe vijnë nga qytete si Fier, Vlorë dhe Durrës kontrollohen, për shembull, nga familjet Hasani dhe Shabani, të cilët e shtrijnë kontrollin e tyre edhe mbi kryeqytetin Tiranë dhe përfaqësojnë një grup kriminal të shquar që gjatë viteve ka arritur ta dallojë veten nga të tjerët. Ata janë të njohur veçanërisht në trafikimin e drogës, njerëzve, organeve njerëzore dhe armëve dhekanë një rrjet ndërkombëtar të qëndrueshëm.

Klani i Gjokës luan një rol të shkëlqyeshëm në qytetin e Durrësit dhe në territoret fqinje, pikërisht në zonën ndërmjet fshatrave Sallmone, Shijak dhe Xhafzotaj. Klani udhëhiqet nga Dashmir Gjoka, i cili mburret me kontaktet e tij me politikën dhe e përdor sektorin e ndërtimit si një mjet ligjor për pastrimin e parave nga trafiku i drogës dhe armëve.

Në qytetin e Katund Sukth pushteti kriminal përfaqësohet nga klani Xhajka, i udhëhequr nga Ilir Xhajka, protagonist i një kontrast historik me klanin Maloku. Ky klan përfshihet në trafiqe të ndryshëm të paligjshëm si në Shqipëri dhe në Itali.

Familjet e tjera të rëndësishme në zonën qendrore të vendit janë Halkaj, Caushi, Shehu dhe Kakami.

Agim Gashi është një figurë kriminale jo vetëm për Italinë. Ai mbulon financat e derivuara nga trafikimi i narkotikëve, nëpërmjet restoranteve, agjencive të pasurive të paluajtshme dhe objekteve të tjera të përshtatshme.

Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, ishte një tregtar shqiptar i drogës, i arrestuar në Itali. Rrjeti i Shkurtit u zhvillua përgjatë rrugës që lidh Shqipërinë me Italinë dhe për këtë arsye shumë anëtarë të organizatës së u arrestuan brenda kufijve italianë.

Rruga e drogës që ende prek Molise janë dy: 1) Vlorë– Otranto – Taranto – A14 – Molise – Abruzzo – Marche – Emilia Romagna – Lombardia;
2) Durrës – Bari – A14 – Molise – Abruzzo – Marche – Emilia Romagna – Lombardia

Për fat të keq, klanet shqiptare kanë arritur të zhvillojnë tregtinë e tyre, duke u bërë sot një forcë e aftë për të kontrolluar sektorë të rëndësishëm të tregut ekonomik italian duke hyrë në një konkurrencë të drejtpërdrejtë me konkurrentët e huaj dhe duke zënë pozicione dominante në zinxhirin fitimprurës, por dhe duke siguruar hapësirë manovruese për njëri-tjetrin.

Gjatë viteve, organizatat mafioze shqiptare kanë ndërtuar një rrjet të madh të shpërndarjes së drogës në Itali. Droga transportohet për në Itali me motoskaf, por për shkak të kontrolleve dhe ndërhyrjes së fuqishme nga autoritetet e policisë italiane, trafiku ka nisur të bëhet edhe me kamionë ose makina nëpërmjet porteve te Ankonës dhe Barit, për të vazhduar në Puglia, Molise, Abruzzo dhe Marche, e deri në veri të Italisë.

Organizata kriminale shqiptare përdorin korrierë italian dhe të huaj.

Disa muaj më parë, në Molise u arrestuan trafikantë që furnizonin shpërndarës droge në brendësi të territorit.

Droga, megjithatë, është vetëm një derë që i hap rrugën një seri të krimesh të tipit mafioz

Megjithë arrestimet dhe rrëmbimet, mafiozët shqiptarë nuk ndalen sepse burimet e të ardhurave të këtij trafiku janë vërtet të mëdha. Mënyra e vetme serioze, është shkatërrimi i plantacioneve të mëdha të drogës në vendet prodhuese dhe të veprohet në fazën parandaluese për të zvogëluar kërkesën për drogë.

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm