Dy muaj nga rrëzimi i helikopterit me 1 ton hashash në kufirin Marok-Spanjë drejtuar ilegalisht nga piloti shqiptar Sokol Feka është identifikuar piloti i dytë që udhëtonte më 27 janar në bord sëbashku me të.

Piloti i dytë që ka gjetur vdekjen gjatë përplasjes së helikopterit me shtyllën elektrike është Juan Francisco Mena 31 vjeç nga rajoni i Esperas në Spanjë.
Në një kohë kur hetimet për zbardhjen e rekrutimit të pilotit shqiptar në trafikun e drogës vazhdojnë, burime nga Policia Kufitare të kontaktuara nga A1Report thanë se trupi i Fekës ende nuk ka mbërritur në Shqipëri.

Hetimet për këtë rrjet trafiku ndërkombëtar narkotikësh vazhdojnë dhe në Spanjë ku autoritetet atje, vetëm një ditë më parë kanë prangosur 19 persona pjesë e organizatës kriminale ku ishte rekrutuar dhe piloti shqiptar me 18 vite eksperiencë në Forcat e Armatosura.

Më 20 Janar Feka do të kalonte për herë të fundit kufirin në Rinas me fluturimin ajror drejt Romës, ndërsa më 28 Janar ai sëbashku me pilotin e dytë të identifikuar si Juan Mena u gjetën të vdekur nga garda civile spanjolle.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)