Droga, vrasjet dhe vjedhjet mbushin burgjet, 335 të dënuar më shumë se në 2017 (TABELA)
Droga, vrasjet, vjedhjet dhe mashtrimet popullojnë qelitë e 15 bugjeve në Shqipëri, ku nga shifrat zyrtare të korrik 2018 rezulton se janë shtuar 335 të dënuar më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të korrik 2017.
Droga, vrasjet, vjedhjet, mashtrimet janë veprat penale që popullojnë qelitë e 15 burgjeve në Shqipëri. Në këto qeli janë shtuar 335 persona të dënuar më shumë në korrik 2018 krahasuar me shifrat zyrtare të korrik 2017 bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Sipas Buletinit Zyrtar rezulton se në korrik 2017 kanë qenë në qeli 2 827 të dënuar, ndërsa në korrik 2018 janë 3 162 të dënuar, 335 më shumë. Ndër vendimet e gjykatave shqiptare rezulton se pjesa më e madhe e të dënuarve shtuar përgjatë këtij viti janë të personave të përfshirë në narkotrafik me plot 280 të dënuar më shumë ndjekur më pas nga të dënuarit për mashtrim me 21 më shumë.
Shifrat e të dënuarve për korrik 2017
Shifrat e të dënuarve për korrik 2018
Grupmoshat që popullojnë më shumë qelitë dhe rezultojnë të përfshira në krime si në korrik 2017 dhe atë 2018 janë ato mes 21-25 vjeç dhe grupmoshat 25-30 dhe 30-50 vjeç. Kjo grupmoshë statistikisht është dhe më vitalja e shoqërisë por pas krimeve të kryera ata qëndron pas hekurave për të vuajtur dënimin dhe për t'u rehabilituar.
Përgjatë këtij viti rezulton se janë shtuar dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm me 7 të dënuar përjetë më shumëdhe në total për vitin 2018 rezultojnë në qeli 171 të dënuar me burgim të përjetshëm. Burgjet që aktualisht mbajnë numrin më të madh të të dënuarve janë Fieri, Rrogozhina, Peqini, Lezha dhe Korça.
Ndërsa në pritje të një verdikti nga drejtësia shqiptare ndodhen në paraburgime 2 132 persona, shumica e tyre për përfshirje në narkotrafik me 738 shtetas, 403 për vjedhje, 185 me akuzën e vrasjes dhe pjesa tjetër për krime të ndryshme. Ndërsa rezulton se përgjatë 2018 gratë e përfshira në krim janë reduktuar dhe pas hekurave ndodhen 33 gra më pak.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4007
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sarandë/ Konflikt në familje, gruaja vret burrin në fshatin Metoq (EMRAT)
24 Dhjetor, 08:47
-
Shpërndanin drogë në Greqi, 4 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë
22 Dhjetor, 11:14
-
Itali/ Hiqej si rumun, shqiptari i arratisur kapet duke udhëtuar me tren, i kishin mbetur për të vuajtur 18 muaj burg për drogë! Nervozizmi e tradhtoi
20 Dhjetor, 15:51
-
Kurbin/ Kishin përshatur ambiente për konsumim, shitje drogash dhe lojëra fati, 3 të arrestuar! Mes tyre pronari dhe prindërit e tij
20 Dhjetor, 12:58
-
Kukës/ Me drogë dhe armë të ftohta në makinë, arrestohen 2 të rinjtë!
20 Dhjetor, 11:02
-
Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar
18 Dhjetor, 18:49
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor, 09:57
-
Lufta/ Vrasja e gjeneralit të armëve bërthamore Kirillov, arrestohet 29-vjeçari uzbek, i dyshuar edhe një person i dytë! Moska: I rekrutuar nga Kievi!
18 Dhjetor, 08:18
-
Tiranë/ Goditet grupi i shpërndarjes së ekstazisë, 4 gazetarë të arrestuar! Mes tyre djali i Naim Nokës, pronari i portalit 'Publik.al'! Në zyra gjenden pajisje për prodhim droge (VIDEO+EMRAT)
17 Dhjetor, 09:52
-
Siri/ Familja e Assad si kartelet e Narcos! Zbulohet laborator gjigant në vilën e të vëllait të diktatorit, sasi të mëdha të Captagonit, ‘drogës së luftës’ (VIDEO)
16 Dhjetor, 09:34
-
Ktheu Sirinë në një nga narko-shtetet më të mëdhenj të botës, rebelët që rrëzuan al-Assadin zbulojnë sasitë e mëdha të drogës
13 Dhjetor, 09:44
-
Tiranë/ Të kërkuar për drogë dhe korrupsion, arrestohen dy persona në pak orë! Një prej tyre i dënuar nga GJKKO
12 Dhjetor, 15:49
Prishja e sistemit arsimor, papunësia, mungesa e rendit publik dhe si pasojë familjet e shkatërruara në vitet e stërgjatura të "tranzicionit " janë shkaqet e krizës që jeton shoqëria shqiptare sot. Politika e mosndëshkimit mbaroi , është koha të mendojmë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër ,atyre u takon një e ardhme më e pastër.
Përgjigju