ITALI – Policia italiane ka arrestuar dy të rinj shqiptarë në Valdichiana nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë dy shqiptarë të moshës 26 dhe 28 vjeçar.

Arrestimi i shqiptarëve u bë pasi gjatë një kontrolli rutinë, karabinierët vunë re një makinë e cila bënte lëvizje të çuditshme.  

Pasi u kërkoi të hapnin krahun, karabinierët ushtruan një kontroll të imtësishëm brenda makinës, duke gjetur një zarf me 22 doza kokainë. Lënda narkotike ishte fshehur nën kambjon e makinës. Në makinë u gjetën edhe 570 euro.

Gjatë kërkimit në shtëpi, policia gjeti edhe 5.750 euro të tjera, të fshehura nën dyshek, të cilat dyshohet se ishin siguruar nga veprimtaria e shitjes së .