Drogë në disa qytete, policia djeg
mbi 4100 rrënjë kanabis sativa

Mbi 4100 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia në disa qytetet qytete, Shkodër, Vlorë , Sarandë, Tiranë, Kurbin dhe Krujë. 

Komisariati i policisë së Krujës në bazë të operacionit të koduar "Varac 2014" ka  konstatuar 25 parcela të mbjella me gjithsej 1630 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.
 
Nga këto 50 rrënjë kanabis sativa u sekuestruan në një zonë të pyllëzuar e cila ishte e rrethuar dhe administrohej nga kryetari i Këshillit në Komunën Nikel, Estref Cangu. Pas asgjësimit të bimës narkotike është bërë edhe arrestimi Cangu për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike.
 
Efektivat e policisë së Shkodrës gjatë një kontrolli të ushtruar në një terren malor pa pronar në Fshatin Plan, Komuna Pult, zbuluan 15 parcela në të cilat ishin mbjellur 1.600 rrënjë bimë narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie. Policia e Shkodrës njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorive.
 
Gjithashtu në qytetin bregdetar të Vlorës,  në fshatin Penkovë në një zonë me bimësi të egër janë zbulaur 412 rrënjë bime narkotike kannabis sativa. Lënda narkotike me një lartësi deri në 2 m, ishte kultivuar në tokë në pronësi publike në 6 parcela të ndryshme.
 
Ndërkohë në Sarandë uniformat blu, në fshatin Vrion të Komunës Finiq, kanë zbuluar dhe asgjësuar 173 rrënjë bime narkotike të llojit kannabis sativa. Lënda narkotike gjithashtu ishte kultivuar në tokë në pronësi publike.    

 300 rrënjë kanabis janë asgjësuar nga Policia e Tiranës. Efektivat komisariatit numër 4 të kryqytetit kanë zvuluar lëndën narkotike kanabis sativa në Zall Bastar, e mbjellur në tokë piblikë. Pas asgjësimit me djegie të lëndës narkotike, policia është në kërkim të autorëve. Në orët e pasdites forcat e policisë  në Kurbin kanë gjetur dhe asgjësuar dy parcela me kanabis. Në total 300 bimë narkotike e gjetur në fshatin Shenmeri Kurbin janë asgjësuar me djegie, ndërsa operacioni vazhdon

Redaksia Online
(g.f/a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën