Drogë, telefon dhe fisha karikimi me dron në burgun e Peqinit! Kamerat i identifikuan, gjejnë doza kokaine e hashash tek kalcetoja

Drogë, telefon dhe fisha karikimi me dron në burgun e Peqinit! Kamerat i identifikuan, gjejnë doza kokaine e hashash tek kalcetoja

Burgu i Peqinit

Peqin-Drejtoria e Burgjeve evidenton një tjetër rast kur me dron grupet kriminale përpiqen të fusin sende të ndaluara në burgje. Këtë herë bëhet fjalë për burgun e Peqinit, kamerat e rrethimit të jashtëm kanë konstatuar dronin rreth 120 – 150 metra larg perimetrit të sigurisë dhe kanë njoftuar policinë.

Sipas informacioneve paraprake droni apo dronët janë konstatuar afër kalcetos dhe pasi është bërë kontrolli janë gjetur rreth 31 doza kokaine 200 gr hashash, 1 telefon dy fisha karikimi.

Ky është rasti I dytë brenda pak ditësh që në burgje tentohet të futen sende të ndaluara me dron.

Pak ditë më parë, më 8 shtator në burgun e Burrelit u kap një dron me të cilin grupet kriminale kishin tentuar të fusnin sende të paligjshme.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çështja ‘Xhaçka’, ja pyetjet e PS për Komisionin e Venecias: A mund të detyrohen deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar?

Çështja ‘Xhaçka’, ja pyetjet e PS për Komisionin e Venecias: A mund të detyrohen deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar?