Droni në Burgun e Peqinit/ U hodhën dy pako me 380 gramë hashash, rreth 58 gramë kokainë, 2 celularë dhe 8 fisha karikimi! Rriten masat e sigurisë

Elbasan- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi sot (13 Shtator) për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Burgun e Peqinit, kur rreth orës 20:37 shërbimet e sigurisë në institucion konstatuan një mjet fluturues, dron.

Nga një lartësi prej 100-150 metrash në territorin e burgut, për 1 minutë e 20 sekonda nga mjeti u hodhën dy kuti qumështi brenda ambienteve të burgut.

“Pasi u identifikua mjeti fluturues, u njoftuan menjëherë forcat e sigurisë të IEVP Peqin, të cilët, së bashku me Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve realizuan kontrolle të hollësishme në zonën e hapur dhe të mbyllur të institucionit të regjimit të IEVP Peqin”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pas kontrolleve të detajuara, u zbulua dhe se çfarë ishin sendet e paligjshme në fjalë.

“Një nga pakot përmbante dy aparate celularë, një iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe tetë fisha për karikimin e telefonave. Në një tjetër pako u gjetën 380 gramë të dyshuar kanabis sativa, të ndara në doza të vogla nga 0.13-0.15 gramë, si dhe 33 doza të vogla me lëndë të dyshuar si kokainë, me një peshë totale prej 57.7 gramë”, sqaroi drejtoria.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pas këtij rasti ka forcuar menjëherë edhe masat e sigurisë.

Në to është përfshirë “shtimi i forcave të specializuara për monitorimin e hapësirave të jashtme dhe kontrollin e aktiviteteve të dyshimta, kontrollin e plotë të të gjitha zonave të hapura dhe të mbyllura të IEVP-së, si dhe analizimin e ngjarjes për përfshirjen e të dënuarve apo të paraburgosurve”.

Po ashtu, është parashikuar që “të gjithë të burgosurit ose të paraburgosurit që do të dyshohen për përfshirje në ngjarjen e mësipërme, do të transferohen menjëherë në institucione të tjera për të parandaluar ndonjë përfshirje të mëtejshme në aktivitetet e paligjshme”.

“Policia e Shtetit dhe Prokuroria po hetojnë ngjarjen për të identifikuar personat përgjegjës dhe për të vënë përpara drejtësisë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme”, theksohet në njoftim.

Të gjitha provat e gjetura kanë shkuar për ekspertim të mëtejshme në laboratorin shkencor, teksa është përfshirë në hetime edhe Prokuroria e Elbasanit.

Kjo ngjarje pason atë të datës 8 Shtator, kur një tjetër dron është kapur mbi Burgun e Burrelit duke filmuar dhe dhënë alarmin në sistemin e sigurisë. Drejtoria e Burgjeve, në bazë të informacioneve tha se "kishte të bënte me një grup kriminal, i cili ka tentuar të fusë sende të paligjshme në burgun e Burrelit, për të realizuar qëllimet e tyre kriminale".

Një person, 36 vjeç, u ndalua më pas si i dyshuar pas identifikimit, por që dësmhmoi se droni drejtohej nga fëmija i tij i mitur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:16
VIDEOLAJM/ Momenti kur kamerat e burgut të Peqinit kapin dronin kur hodhi 2 kuti qumështi! Njëra me kokainë e hashash, tjetra me 2 telefona iPhone

Drejtoria e Burgjeve ka publikuar pamjet e momentit kur kamerat e sigurisë kanë filmuar dronin teksa po hidhte brenda burgut të Peqinit drogë, telefon dhe fisha karikimi.

Në videon e publikuar shihet që droni është kapur nga kamerat e sigurisë së burgut, teksa nga droni u hodhën dy kuti qumështi të firmës ‘Ajka’ brenda ambienteve të burgut.

Ka qenë ora 20:37 e mbrëmjes së 12 shtatorit, kur shërbimet e sigurisë në burgun e Peqinit, konstatuan një dron në rreth150 metra lartësi, i cili për 1 minutë, hodhi 2 pako brenda ambienteve të burgut.

Forcat e sigurisë së burgjeve ushtruan kontrolle të hollësishme dhe zbuluan se në pako, brenda 2 kutive kartoni qumështi, kishte 2 celularë, 8 fisha karikimi, 380 gr kanabis dhe 33 doza kokainë, rreth 60 gram në total.

Një nga pakot e qumështit brenda ishin vendosur dy aparate celularë, një iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe tetë fisha për karikimin e telefonave. 

Ndërsa në pakon tjetër u gjetën 380 gramë të dyshuar kanabis sativa, të ndara në doza të vogla nga 0.13-0.15 gramë, si dhe 33 doza të vogla me lëndë të dyshuar si kokainë, me një peshë totale prej 57.7 gramë.

Pas ngjarjes, drejtoria e Burgjeve thotë se shtoi forcat e specializuara për monitorimin e hapësirave brenda e jashtë burgut, ndërsa policia nisi një hetim për të zbuluar të dënuarit apo të paraburgosurit e përfshirë në këtë ngjarje.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DOSJA E SPAK / Akuza: Jamarbër Malltezi përfitoi edhe një kat prej 1.2 milion euro te kulla ''ARA''  që nuk i takonte

DOSJA E SPAK / Akuza: Jamarbër Malltezi përfitoi edhe një kat prej 1.2 milion euro te kulla ''ARA'' që nuk i takonte