Moderatorja Elita Rudi është në pritje të fëmijës së parë, dhe siç dihet gjatë periudhës së ëmbël, femrat kanë neps për ushqime të ndryshme. Kjo është një ‘vuajtje’ për partnerin i cili duhet t’i plotësojë dëshirat bashkëshortes dhe në këtë rast është reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko.
Elita ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet që i kërkon boston dhe e zgjon nga gjumi për këtë gjë.
“O veç 5 minuta të flej pasha Zotin,”- ja kthen reperi.