Dua Lipa ambasadorja më e mirë e Shqipërisë!

Dua Lipa ambasadorja më e mirë e Shqipërisë!

Këngëtarja, Dua Lipa

Dua Lipa padyshim përfaqëson brezin e artë të Shqiptarëve në Diasporë që po shkëlqejnë në nivelet më të larta Botërore. Shqiperia po prodhon një brez talentesh e profesionistë të zotë në Botë që po lartësojnë veten e tyre e po bëjnë krenarë shqiptarët kudo ku janë. Ka shumë gjasa që ky brez të jetë gjithnjë e më i shkëlqyer sa më shumë kohë kalon. Me Shqipërinë dhe shqiptarët po ndodh ajo që nuk pritej në fakt: Diaspora po bëhet thuajse më e rëndësishme sesa vetë Shqipëria. Kështu ndodhi me diasporën armene e po ashtu me hebrenjtë.

Dua Lipa është amabsadorja më e mirë e Shqipërisë dhe një ndër imazhet më të mira dhe të forta. Ajo-  ndryshe nga psedo Vipa shqiptarët që bëjnë garë kush shkon në vendet më shik të Botës për të kalur pushimet- vjen nga SHBA për të kaluar pushimet në Shqipëri dhe për ta promovuar atë në Botë. Imagjinoni impaktin që ka ajo në Turizëm, vetëm në Facebook ka 17 milion ndjekës dhe çdo gjë publikon nga Shqipëria ka një audiencë që nuk mund ta ketë as media më prestigjoze në Botë. Por, kontributi i saj nuk mbaron këtu, pasi çdo gjë që bën e promovon ajo ka efekt domino në portale e mediat prestigjoze. Pra, ajo është si ajo shpuza që ndez imazhin e munguar të një Shqipërie që nuk doj të humb kohë në progresin  e saj.

Thjeshtësia e saj dhe dashuria e saj për kulturën, shqiptarizmin e Shqipërinë është një gjë e mrekullueshme. Imagjinoni sikur Jackson të ishte gjallë e të shkonte në Afrikë e të kërcente e të këndonte një këngë tradicionale. Video e fundit e Dua Lipes duke kënduae e kërcyer me gotë në kokë është sa e e thjeshtë, e bukur dhe e mrekullueshme në të njëjtën kohë! Shqipëria të ndjehet me fat për djemt e vajzat që po rriten e shkëlqejnë në Botë! Sigurisht falë edhe tyre Shqipëria do të jetë gjithnjë më e fortë dhe e mbrojtur!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ops: 19/08/2023 15:51

    po normale se mori mira metrra toke pa leke atje dhe ben si e dashuruar per shqiperin , nje lavire qe grabit pronat dhe ben atdhetaren , ai qe e do atdheun i blen pronat dhe investo dhe promovo.

    Përgjigju
    • A. N.: 20/08/2023 07:32

      Do jete keq per leke ajo ngaqe i ka rene kursi i Euros apo Dollarit. Ishalla nuk ka te keqe tjeter.

  • Eni: 19/08/2023 15:06

    Ju lutem mund ta dime cfare ka bere per Shqiperine? Mos na lini ne padije. Thank you

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Operacion antidrogë në Tiranë, 30 urdhërarreste, 20 në pranga! 5 masa komunikohen në qeli! Pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani e polici i RENEA

Operacion antidrogë në Tiranë, 30 urdhërarreste, 20 në pranga! 5 masa komunikohen në qeli! Pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani e polici i RENEA