Daily Mail: Dua Lipa, artistja që po u jep famë shqiptarëve në mbarë botën! Mediat botërore: Theu rekordin botëror me 200 mijë njerëz në koncertin në Tiranë (FOTO)

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, e cila ka fituar zermat e shumë njerëzve në mbarë botën, na bënë të ndihemi krenar jo vetëm për talentin e arritjet e saj në fushën e muzikës, por dhe për përfaqësimin e denjë dhe mbështetjen e vazhdueshme që artistja, kurdoherë që i jepet rasti tregon me krenari se është shqiptare. E së fundmi, Dua nuk rresht së na bëri krenar, ku vetëm me koncertin e saj në Tiranë arrit të thyejë rekordin botëror të Tina Turner duke u ndjekur nga 200 mijë njerëz në sheshin "Skënderbej". 

Dua së fundmi mori nënshtetësinë shqiptare, dhe lidhur me këtë, media e njohur britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull artistes.

 “Daily Mail” shkruan se Dua ka marrë nënshtetësinë shqiptare nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, teksa ky i fundit ka thënë se ylli i popit ka një rol kryesor në përhapjen e famës së shqiptarëve ndërkombëtarisht përmes muzikës së saj.

“Do të jem edhe unë shqiptare me letra”, është shprehur artistja.

Media britanike, teksa ka përshkruar dhe rrugëtmin e Duas dhe hapat drejt suksesit, shkruan se artistja me prindër refugjatë nga Kosova po iu jep famë shqiptarëve kudo në botë.

“Këngëtarja 27-vjeçare ka lindur në Londër në vitin 1995 nga prindër kosovarë-shqiptarë që ikën nga konflikti dhe paqëndrueshmëria politike në Ballkan. Ajo shpeshherë e ka përmendur me shumë krenari origjinën e saj shqiptare në rrjete sociale dhe në intervista të ndryshme. Ajo gjithashtu shijon udhëtimet familjare në Shqipëri dhe Kosovë dhe merr pjesë në tradita të tilla si balancimi i një gote në kokë ndërsa kërcen”, shkruan “Daily Mail”.

“Në vetëm 27 vjeç, këngëtarja është një nga yjet më të mëdhenj të popit britanik duke realizuar një ëndërr që e kishte kur ajo ishte një nxënëse e shkollës fillore në Camden”, shkruan “Daily Mail”.

‘E lindur në Londër, Dua ndoqi shkollën fillore shtetërore dhe shijoi për herë të parë performancën ndërsa merrte mësimet në shkollën e njohur botërore Sylvia Young Theatre. Pasi kaloi disa vite në Prishtinë pasi puna e babait të saj si menaxher marketingu i ktheu ata në vendlindjen e tij në Kosovë, Dua vendosi me guxim të kthehej e vetme në Britaninë e Madhe në moshën 14-vjeçare në ndjekje të ëndrrave të saj për t’u bërë një yll i popit.

“Në vitin 2014, pasi arriti 4 nivele A në një kolegj të formës së gjashtë të të gjitha vajzave në Camden, adoleshentja e talentuar kishte nënshkruar me Ëarner Bros Records. Vetëm tetë vjet më vonë, ajo ka bërë një turne në botë me një album nr.1, ka marrë tre çmime Grammy dhe gjashtë çmime Brit. Dua, e cila thotë se ndihet edhe kosovare edhe britanike, bashkëthemeloi Fondacionin Sunny Hill me babanë e saj Dukagjin Lipa, i cili tani drejton Agjencinë e Komunikimit të Republikës, me seli në Bukuresht. Fondacioni ka dhënë 100,000 euro për bamirësi dhe ngjarje kulturore në Kosovë, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, dhe drejton Festivalin Sunny Hill, i cili u organizua nga Dua Lipa në vitin 2018”, shkruan “Daily Mail”.

Duke folur për Line Of Best Fit, Dua Lipa tha:Ndihem shumë krenare që jam nga të dyja vendet dhe ndjehem sikur përfaqësoj të dy vendet.

“Daily Mail” ka përmendur dhe faktin se Dua Lipa u emërua Ambasadore Nderi e Kosovës në një ceremoni të zhvilluar në Zyrën e Presidentit në Prishtinë, në 22 gusht.

“Dje pasdite m’u dha titulli Ambasador Nderi i Kosovës nga Presidentja jonë. Është një nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të parë që ne të lëmë gjurmët tona dhe të bëjmë një ndryshim. Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar të mëdha”, ka thënë Dua Lipa.

 “Daily Mail” i ka kushtuar vëmendje dhe origjinës së prindërve të Duas.

“Dua është vajza e madhe e Dukagjin Lipës dhe gruas së tij, Anesës, me prejardhje boshnjake dhe kosovare. Dukagjin, një ish-roker që ndan dashurinë e vajzës së tij për muzikën, është djali i historianit të njohur Seit Lipa, i cili shërbeu si drejtues i Institutit të Historisë së Kosovës. Dukagjini ishte duke u trajnuar për t’u bërë stomatolog dhe Anesa avokate para se të largoheshin nga Kosova, por ata hoqën dorë nga profesionet e tyre për të ikur nga vendi i tyre në kërkim të një vendi më të sigurt për të krijuar familje. Ata u vendosën në Hampstead, në veri të Londrës. Për të pasur më shumë të ardhura, Dukagjini dhe Anesa nisën të punonin në kafene dhe bare. Babai i saj ndoqi mësimet e natës në biznes dhe Anesa u rikualifikua në udhëtime dhe turizëm”, shkruan “Daily Mail”.

“Daily Mail” tregon dhe momentin kur Dua Lipa ka postuar një foto të hartës së Shqipërisë dhe Kosovës me mbishkrimin “autochthonous”.

“Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, duke u bërë vendi më i ri në Evropë. Nacionalistët shqiptarë pretendojnë se e kanë vendosur vendin para serbëve, kështu që për ta Kosova është një vend i shqiptarëve etnikë. Sipas BBC-së, fansat dhe kritikët e akuzuan Duan se po mbron ekspansionizmin shqiptar, i cili përfshin krijimin e një Shqipërie të Madhe, që të jetë shtëpia e të gjithë shqiptarëve autoktonë.

Serbia dhe Rusia nuk e njohin Kosovën, por shumica e vendeve të tjera e njohin. Tëeeti erdhi menjëherë pasi përdoruesit e mediave sociale filluan të qarkullojnë një peticion duke kërkuar që hartat e Apple të përfshijnë Kosovën si një entitet të veçantë. Pastaj Dua ndau një postim me hartën ku shfaqej Shqipëria dhe Kosova ku shkruhej: ‘Pse Kosova nuk është dhe nuk do të jetë kurrë Serbi’, ndërsa kërkoi që Apple të vendosë Kosovën dhe Palestinën në hartat e tyre”, shkruhet në artikullin e “Daily Mail”.

Dua më vonë foli për polemikën, duke thënë:

“Postimi im i mëparshëm nuk kishte për qëllim kurrë të nxiste ndonjë urrejtje, më bën të trishtuar dhe të zemëruar që postimi im është keqinterpretuar qëllimisht nga disa grupe dhe individë që promovojnë separatizmin etnik, diçka që unë e refuzoj plotësisht. Ne të gjithë meritojmë të jemi krenarë për përkatësinë tonë etnike dhe prej nga jemi.

Unë thjesht dua që vendi im të përfaqësohet në një hartë dhe të mund të flas me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe atdheun tim. I inkurajoj të gjithë të përqafojnë trashëgiminë e tyre dhe të dëgjojnë dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë“, shkruan “Daily Mail”.

Një yll i muzikës botërore tashmë, Dua Lipa lindi në Londër në 22 gusht 1995 në një familje shqiptare nga Kosova. Ajo u shkollua mes Londrës dhe Prishtinës, ku familja e saj u vendos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Talenti i lindur dhe përkushtimi për botën e muzikës dhe artit e ndihmoi të ngjiste me guxim dhe vendosmëri shkallët e karrierës artistike që në moshë të re. Tashmë ajo numëron shumë çmime e vlerësime për kontributin e saj në muzikë dhe art, përfshi këtu edhe tre çmime Grammy.

Ndjeshmëria e saj për çështjet sociale në vende të ndryshme të botës e ka angazhuar Dua Lipën pranë UNICEF-it, në mbështetje të fushatave për të drejtat e fëmijëve.   Pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 në Shqipëri, Lipa u kërkoi adhuruesve të saj mbështetje dhe donacione si dhe organizoi një fushatë të mbledhjeve të fondeve bashkë me stilistë shqiptarë, të ardhurat e të cilës shkuan për familjet e viktimave të tërmetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:07
FOTOLAJM/ Dua Lipa me pasaportë shqiptare, çmendet Instagrami bëjnë “like” 4.800.000 përdorues, dyfish nga zakonisht

Dua Lipa me pasaportën e re shqiptare ka marrë “çmendurisht” zemrat e ndjekësve të saj në Instragram, të cilët janë mbi 80 milionë në mbarë botën, duke e renditur Duan si artisten më të ndjekur të kohëve tona.
Zakonisht postimet e saj “rrëmbejnë” 2 milionë pëlqime, por postimi me pasaportën shqiptare nga Presidenca e Shqipërisë në Tiranë çmendën rrjetin duke çuar në 4.865.463, pra dyfish.
Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova u betua si shtetësja më e re e Shqipërisë dhe tashmë është një nga ambasadoret më të famshme dhe më të çmuara të vlerave dhe bukurisë shqiptare në botë.

Postimi në Instagram
Ora 16:54
Dua Lipa theu rekord botëror në koncertin madhështor në Tiranë, tejkalon ikonën Tina Turner

1669737336_LIPA.jpg

Dua Lipa mbajti mbrëmjen e djeshme në sheshin Skënderbej koncertin e fundit të turneut botëror “Future Nostalgia”. Ylli shqiptar me famë botërore zgjodhi 28 Nëntorin, një datë shumë të rëndësishme për shqiptarët për të mbyllur turneun pas më shumë se 90 koncertesh!

Sipas faqes “Dua Lipa Today” kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë duke thyer rekordin botëror të ikonës së muzikës Tina Turner.

Këngëtarja shqiptare ka thyer rekord si koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori.

“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998.”, thuhet krahas postimit të kësaj faqeje.

Postimi është shpërndarë nga vetë këngëtarja në profilin e saj shumë të ndjekur nw Instagram.

Postimi i Dua Lipës në Instagram
Ora 16:47
Dua Lipa: Dua që njerëzit të thonë se Rita Ora dhe unë jemi nga Kosova, jo që është mes Italisë dhe Greqisë

1669653961_finalprojekt.00245905.Still002.jpg

Yli ndërkombëtar, Dua Lipa, po i bën të gjithë krenarë kudo në botë. Madje Daily Mail i dedikoi edhe një artikull sesi, nga një vajzë e thjeshtë me prindër emigrantë, po u jep famë shqiptarëve.

Përpos historisë së jetës së saj, në një pjesë të artikullit është kujtuar edhe një intervistë që Dua ka dhënë për Line Of Best Fit, ku thotë: “Ndihem shumë krenare që jam nga të dyja vendet dhe ndjehem sikur përfaqësoj të dy vendet”.

Më tej, këngëtarja ka theksuar se do të donte që Kosova të njihej nga të gjithë si vendi i saj dhe i Rita Orës, jo si shteti mes Italisë dhe Greqisë.

“Pra, nëse dikush thotë ‘oh, ku është Kosova?’ njerëzit thonë ‘është mes Italisë dhe Greqisë, por Rita Ora është nga atje, Dua Lipa nga atje’.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja