Alba Malltezi: Zemërgjerësia e Dua Lipës

Alba Malltezi: Zemërgjerësia e Dua Lipës

Dua Lipa

Dua Lipa nuk ka aspak nevojë për ne. Ne kemi shumë, shumë nevojë për të. Ose më saktë, për famën e saj planetare, për energjinë e saj, për korrektësinë e mençurinë e saj, për bukurinë e saj, për marketimin e saj, për kohën e saj. Se sa e rëndësishme është Dua Lipa për ne, vendin e vogël dhe të varfër në këtë cep të Ballkanit perëndimor, e dinë të gjithë, kushdo që ka një “llogari” në rrjetet sociale që e shohin se duhet të bësh gjëra të jashtëzakonshme për të dalë nga anonimati i miliona përdoruesve. E dinë akoma më mirë ata “vipa” dhe të fuqishëm shqiptarë, të cilët për të na treguar se vlejnë, se janë të fuqishëm dhe të rëndësishëm blejnë “like” me thasë.

Imagjinoni se sa vlejnë për imazhin tonë mbi 84 milionë ndjekës të Duas në gjithë botën mbarë.

Për shqiptarë të këtyre dimensioneve dhe rëndësie, falenderimi dhe mirënjohja që na dedikuan kaq kohë, duhet të dilte natyrshëm siç del djersa në ballin e një punëtori, siç marrim frymë, siç flemë, dhe për hir të vërtetës, qindra mijëra e bënë.

Eshtë e vërtetë si drita, që është bukur të ndodhemi para të huajsh të cilët nuk dinë ende se ku ndodhet Shqipëria, por njohin Nënë Terezën, Dua Lipën apo si në Itali, Kledi Kadiun. Dhe të flasësh e të prezantohesh me shqiptarë të mirë, errëson për pak kohë atë që në vende europiane e përdorin shpesh: shqiptarë = trafikantë, kriminelë, prostituta. Por përballë kësaj ka mes nesh nga ata që nuk shqetësohen dhe nuk llogarisin se një famë e mirë për Shqipërinë do të thotë më shumë turizëm dhe më shumë punë e mirëqënie. Janë ata që e kanë për kollaj të ankohen, të largohen, të shajnë këdo, sigurisht përfshi dhe Shqipërinë, edhe Dua Lipën, ashtu si dhe Nënë Terezën, pasi sharja është një mënyrë jetese, një frymëmarrje, ajri me të cilin janë rritur me siguri në rrethin shoqëror a në familje.

Koncerti i Dua Lipës mbrëmë në Tiranë ishte si një mbarësi, një valë energjie pozitive, një “bombë” kundër syrit të keq dhe njerëzve të këqinj që nuk lodhen kurrë, në çdo rast e me çdo mjet t’i fusin lloj lloj stërkëmbshash kësaj Shqipërie. Dua Lipa, edhe me ata u tregua zemërgjerë. Në fund të fundit, edhe ata janë shqiptarë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luli: 30/11/2022 12:02

    kte pergezoj per kete shkrim shum pozitiv

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik