Dua Lipa dhe Rita Ora performuan në të njëjtin festival në Brazil! A e takuan njëra tjetrën?

Dua Lipa dhe Rita Ora performuan në të njëjtin festival në Brazil! A e takuan njëra tjetrën?

Rita Ora, Dua Lipa

Nëse ndiqni në Instagram dy yjet botërore me origjinë shqiptare, Dua Lipan dhe Rita Orën, atëherë me siguri ditët e fundit do të jeni konfuzuar se cila nga të dyja është në Brazil. Epo, ishin të dyja, në të njëjtat ditë dhe madje performuan në të njëjtin festival muzikor.

Dy këngëtaret dogjën skenën e festivalit “Rock in Rio” të hënën në mbrëmje me hitet e tyre. Në listën me emrat e performuesve, Dua ishte para Ritës. Këngëtaret kanë postuar fotografi nga Rio de Janeiro në Instagram, si duke shijuar qytetin, si gjatë performances.

Dy yjet nuk kanë postuar asnjë moment takimi mes tyre, gjë që tregon se marrëdhënia e tyre nuk është përmirësuar. Ndërsa ende nuk dihet shkaku i “konfliktit” mes tyre, fansat mbeten në pritje që situata të ndryshojë, e pse jo, në të ardhmen të ketë një bashkëpunim mes të dyjave.

Rita Ora performoi në Tiranë më 6 shtator, ku pak orë para koncertit u pyet për mundësinë e një dueti me artistet e tjera shqiptare që kanë famë botërore, për të cilin tha se ajo nga ana e saj në parim ishte dakord. Shpesh është kërkuar nga fansat që të bëhen bashkë Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max.

Dua Lipa, nga ana tjetër, do të performojë në Tiranë në festat e Nëntorit, në kuadër të Javëve Kulturore, në Javën e Kulturës Kosovare.

 

Black window - Rita ora - Rock në Rio 2022

 

 

Dua Lipa - Rock në Rio 2022 

 

1/2
D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Moni: 13/09/2022 10:18

    Rita yllllll, e kendahme, e dashur. Na kenaqii

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale