Këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Dua u prit sot në Presidencë nga kreu i shtetit Bajram Begaj, i cili i dorëzoi edhe shtetësinë shqiptare.
Në fjalën e tij, Begaj vlerësoi arritjet e Duas në skenën ndërkombëtare që ka bërë krenare Shqipërinë dhe Kosovën. Pavarësisht suksesit të saj, Begaj tha se Dua është një vajzë e thjeshtë që është shembull për të gjithë të rinjtë shqiptarë.
“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh Presidenti Begaj.
Përgjatë ceremonisë së betimit si shtetase shqiptare, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj tha se Dua Lipa ka qenë një ambasadore e mirëfilltë e vlerave shqiptare në botë. Veliaj vlerësoi Dua Lipën për thjeshtësinë e saj.
"Të falenderoj që ke mbetur e thjeshtë, sepse e ke kthyer kokën pas, për të kuptuar se sado larg shkon, rrënjët e tua janë këtu, dashurinë e madhe për Shqipërinë e Kosovën nuk e ke fshehur kurrë", tha Veliaj.
Për yllin e muzikës botërore, Dua Lipa ky është një moment gëzimi i papërshkrueshëm.
“Faleminderit shumë! Është një gëzim i papërshkrueshëm dhe një nder shumë i madh. Jam shumë e emocionuar nga mikpritja, dashuria, mbështetja. Mezi pres koncertin e nesërm”, pohoi Dua Lipa.
Dua ndodhet në Tiranë me rastin e festave të nëntorit, e cila do të mbajë edhe një koncert falas në sheshin ‘Skëndërbej’ me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë.
Një yll i muzikës botërore tashmë, Dua Lipa lindi në Londër në 22 gusht 1995 në një familje shqiptare nga Kosova. Ajo u shkollua mes Londrës dhe Prishtinës, ku familja e saj u vendos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Talenti i lindur dhe përkushtimi për botën e muzikës dhe artit e ndihmoi të ngjiste me guxim dhe vendosmëri shkallët e karrierës artistike që në moshë të re. Tashmë ajo numëron shumë çmime e vlerësime për kontributin e saj në muzikë dhe art, përfshi këtu edhe tre çmime Grammy.
Ndjeshmëria e saj për çështjet sociale në vende të ndryshme të botës e ka angazhuar Dua Lipën pranë UNICEF-it, në mbështetje të fushatave për të drejtat e fëmijëve. Pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 në Shqipëri, Lipa u kërkoi adhuruesve të saj mbështetje dhe donacione si dhe organizoi një fushatë të mbledhjeve të fondeve bashkë me stilistë shqiptarë, të ardhurat e të cilës shkuan për familjet e viktimave të tërmetit.
Ylli i muzikës pop, Dua Lipa ja del që çdo ditë të na bëjë krenar, por sot duke marrë nënshtetësinë shqiptare, këngëtarja e kishte radhën të ndihej krenare.
Dua u prit sot në Presidencë nga kreu i shtetit Bajram Begaj, i cili i dorëzoi edhe shtetësinë shqiptare dhe pak minuta më parë falënderoi përzemërsisht Begajn dhe Veliajn.
“Faleminderit Presidenti Bajram Begaj dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj. Mora nënshtetësinë shqiptare, po ndihem shumë krenare!”-shkroi Dua.
Në vigjilje të koncertit të madh për 110 vjetorin e Ditës së Pavarësisë, që do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja Dua Lipa u betua si shtetasja më e re shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë.
Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është një ditë shumë e veçantë sepse një ikonë e këngës botërore si Dua Lipa, sot është edhe zyrtarisht një shtetase shqiptare.
“Sot, një shtetase globale, e cila ka mbetur me rrënjë në Shqipëri e Kosovë, bëhet pjesë e skuadrës sonë dhe një shtetase shqiptare. Në këto ditë kur ne festojmë 110 vjetorin e Pavarësisë, kuptojmë se vërtetë kemi vuajtur si komb, kemi qenë edhe të nënshtruar dhe të pushtuar, por ia kemi dalë, kemi mbijetuar, dhe sot ti [Dua Lipa] je një burim i jashtëzakonshëm krenarie si shtetase e re e Shqipërisë, si anëtare e këtij misioni, e skuadrës ‘Team Albania’. Të uroj shumë sukses edhe si shtetase e Republikës së Shqipërisë! Mezi presim sukseset e tua dhe të falenderoj që ke mbetur e thjeshtë, sepse e ke kthyer kokën pas, për të kuptuar se sado larg shkon, rrënjët e tua janë këtu, dashurinë e madhe për Shqipërinë e Kosovën nuk e ke fshehur kurrë. Të jam shumë, shumë mirënjohës që pranove të jesh me ne për këto festa”, u shpreh Veliaj.
Për yllin e muzikës botërore, Dua Lipa ky është një moment gëzimi i papërshkrueshëm dhe se herës tjetër që do të udhëtojë drejt Shqipërisë, do të përdorë pasaportën shqiptare.
“Faleminderit shumë! Është një gëzim i papërshkrueshëm dhe një nder shumë i madh. Jam shumë e emocionuar nga mikpritja, dashuria, mbështetja. Mezi pres koncertin e nesërm”, pohoi Dua Lipa.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të performojë në Tiranë më 28 nëntor. Përgjatë gjithë këtyre muajve, në kuadër të turit të saj muzikor, këngëtarja më në zë e momentit ka organizuar koncerte në disa shtete të botës. Turi ka qenë një ndër më të suksesshmit në industrinë e muzikës.
E meriton. Shume reklame, por ec, s'ke se ç'ben, ne keto kohe kur Sali merda po infekton kombin, duhet pak simbolike.
Përgjigju