Dua Lipa i dha fund lidhjes disavjeçare me Isaac Carew vetëm pak ditë më parë, ndërsa ende nuk kanë dalë në dritë arsyet që e bënë çiftin t’i japë fund romancës së tyrë, që dukej se shkonte mjaft mirë. Ndërkohë Dua nuk ka preferuar të humbasë kohë dhe po përflitet për një lidhje të re dashurie.
Po përflitet se Dua është duke përjetuar një romancë me vëllain e Gigi dhe Bella Hadid, Anwar. Ai nuk është një emër i panjohur, pasi është përfolur shpesh në media jo vetëm si vëllai i modeleve të famshme, por edhe për marrëdhënien e tij me Kendall Jenner.
Ai është 4 vjet më i vogël se 23-vjeçarja shqiptare. Dua është njohur me të gjatë kohës që ishte në lidhje me Isac. Ndërsa tani takimet e tyre janë edhe më të shpeshta.