EKSKLUZIVE / Zef Brozi: Ju tregoj planet ogurzeza të Sali Berishës! Planifikoi aksident për mua, donte të më zhdukte në 1995! Falë SHBA-së sot jam gjallë

TIRANE- Sali Berisha donte të më vriste dhe falë ndërhyrjes së Shteteve të Amerikës jamë sot këtu”. Kjo është deklarata e fortë e Zef Brozit, ish kreu i Gjykatës së Kasacionit në fillimvitet ’90 në një intervistë ekskluzive për Report Tv.

Në intervistën për gazetarin Denis Minga,  ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi zbulon detaje të 'planeve ogurzeza' të Berishës, të SHIK (sot Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe të ministrisë së Brendshme të asaj kohe për ta eliminuar fizikisht.

Në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë në vitet Berisha ishte në pushtet 92-97, Zef Brozi ka qenë protagonist i përplasjeve me presidentin e asaj kohe, madje në intervistën për Report Tv kujton se si Berisha e donte të vdekur. Thotë se jetën e ka falë qeverisë amerikane e cila e porositi të bëjë kujdes por dhe mori masa për t’ia shpëtuar jetën.

E ndërsa janë bërë 14 vite nga masakra e 21 janarit 2011, kur shteti vrau qytetarët e tij, për Zef Brozin, ish kreu i Gjykatës së Kasacionit në fillimvitet ’90, është zhgënjyese që ende flitet për vendosjen e drejtësisë.

Brozi vlerësoi Dumanin dhe SPAK, por nuk e fsheh zhgënjimin që ende për 21 janarin nuk ka vendimmarrje. Lidhur me rolin e Berishës dhe fatin e Shqipërisë, në fund Brozi ka një apel për të gjithë shqiptarët.

Intervista e plote

Report Tv: Hetimet për 21 janarin, kur kanë kaluar 14 vite jemi ende larg së vërtetës. Përse zoti Brozi? Kush po e pengon zbardhjen e kësaj çështjeje?

Zef Brozi: Dua të përgëzoj drejtuesin e SPAK, Dumanin për vlerësimin e lartë që i bëri qeveria amerikane dhe mbështetjen e madhe që ka fituar nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, ai dhe SPAK. Është fat për Shqipërinë, mendoj unë që ai është sot drejtues i SPAK, e admiroj për kurajon, integritetin e lartë dhe vizionin perëndimor që ai dëshmon si drejtuesi atij institucioni shumë të rëndësishëm. 

Do dëshiroja që të mos kishim nevojë për një intervistë lidhur me 21 janarin, mund të kishim nevojë thjesht për të kujtuar e nderuar ato dëshmorë të demokracisë. Po flasim se drejtësia shqiptare nuk ka folur, se akoma prokuroria dhe gjykatat nuk kanë arritur të japin vendimin e drejtë për atë krim të tmerrshëm që ndodhi më 21 janar. Po të shohësh angazhimin tim në media, që nga intervista e parë në media pak ditë pas akt terrorist shtetëror 21 janarit që e dhashë në Zërin e Amerikë, por deri më sot, edhe si person nuk kam heshtur dhe s’do hesht derisa drejtësia për 21 janarin të shkojë në vend, derisa kryepërgjegjësi, kryeorganizatori i atij krimi të shëmtuar, i pengimit të demokracisë, manipulimit të provave dhe fals, alibive të çmendura, Sali Berisha të shkojë të përgjigjet në emër të ligjit dhe drejtësisë. Akoma flasim se drejtësia po hesht, përsëri duket se akoma ka prokurorë e gjyqtarë që vazhdojnë të mbrojnë krimet e Berishës, kjo do ishte rrezik real për Shqipërinë e sotme dhe të nesërme që e duam të gjithë të jetë gjithnjë më e mirë dhe më e sigurt.

Report Tv: Kur ju thonë që përgjegjësi është Berisha, kur ju jeni kaq i bindur, përse SPAK nuk avancon te hetimet. Pse SPAK nuk e ka këtë bindje, kaq e vështirë është,

Zef Brozi: Pavarësisht se e mbështes shumë SPAK, qëndrimi i SPAK për 21 janarin është zhgënjimi im më i madh për këtë institucion shprese, për atë u krijua. Provat më të forta për kurajon dhe integritetin e SPAK do ishte 21 janari, Gërdeci, grushti i shteti i 1998, 1997, disa krime ku shteti ishte autori direkt apo indirekt i këtyre krimeve. Këto krime kanë marrë jetë njerëzish, të pafajshëm dhe s’ka gjë më të çmuar se jeta  e njeriut. Prandaj SPAK duhej me prioritet të hetonte këtë çështje dhe Gjykatat të Gjykonin me paanësi dhe korrektësi derisa përgjegjësit kryesorë të viheshin para drejtësisë. Kjo për fat të keq s’ka ndodhur, pa vendosmërinë e familjes Nika drejtësia shqiptare do e kishte varrosur çështjen e 21 janarit, e falënderoj bashkëshorten e Aleks Nikës dhe mikun tim, Mark Nika, për vendosmërinë duke e dërguar çështjen në Strasburg pastaj deri në Gjykatë të Lartë pavarësisht sorollatjeve që i bëri drejtësia e padrejtë e Shqipërisë. Pa vendimin e Strasburgut dhe të Gjykatës së Lartë, të dyja i përgëzoj, e shpëtuan këtë çështje. Vendimi i SPAK dhe Gjykatës së Posaçme për mos-hetimin e 21 janarit ishte mbrojtja e turpshme e rrezikshme që po i bënin Berishës, kryeorganizatorit dhe kryeurdhëruesit të aktit terrorist të asaj nate të përgjakshme.

Report Tv: Nëse do ishte pjesë e sistemit të drejtësisë, si do ta hetonit këtë çështje, a është një çështje që mund të hetohet apo kanë kaluar shumë kohë dhe tani është puthje e pamundur të zbardhet ajo çështje.

Zef Brozi: Aq sa krim i rëndë është 21 janari, aq i lehtë ka qenë është dhe do të jetë për tu hetuar nga prokurorë seriozë dhe gjykata serioze, të paanshme dhe të pavarura. Pse? Të gjithë e dimë kush ka qenë dëshmitar, apo disa në një moshë të vogël, kush ka qenë para ekranit më 21 janar 2011, atë natë të tmerrshme e kemi parë të gjithë se ai krim u krye në mënyrë të hapur. Falë gazetarëve kurajoz dhe medias qe shpalosën të vërteten para publikut shqiptar, nga vinin goditjet me armët e zjarrit, kush i pengoi prokurorët dhe hetuesit për të marrë provat, për të bërë hetimet te zyra kryeministrisë që u kthye në një fole krimi, në një fole të përgjakjes, në një fole të manipulimit të provave, fshehjes së provave dhe manipulimit të dëshmitarëve. Prandaj media dhe të gjithë ne kemi detyrim moral ta ndihmojmë SPAK.

U bëj thirrje të mos e zvarrisin më 21 janarin, do i bëjnë dëm të madh Shqipërisë për sot dhe nesër. Kur shteti vret dhe nuk ndëshkohet, autori, organizatori, që në këtë rast është Berisha, të gjithë e dinë. Ai e ka pohuara vetë disa herë dhe është mburrur me vrasjet, është mburrur që do bënte prapë vrasjet, që do bënte rolin e snajperistit, i mbajti gardën të ngujuar që të mos kishin mundësi të dëshmonin në prokurori derisa i dekoroi. Janë shumë faktorë, janë të gjallë dëshmitarët, të lënduarit, janë të gjallë ish-prokurorja Ina Rama, ish presidenti Bamir Topi, Lulzim Basha dhe komandanti i gardës, drejtori i burgjeve, gazetari i plagosur Mahmutaj dhe shumë të tjerë. Nëse ka vullnet hetimi bëhet, duhet të ishte bërë. SPAK duhet të na kishte dhënë njoftimin se e ka marrë Berishën si të pandehur për 21 janar, jo të na japë se po vazhdon hetimet. Jam i pakënaqur me SPAK. 

Report Tv: Deklaratat e Berishës se do ishte snajperisti i pestë a përbejnë një provë.

Zef Brozi: Kjo deklaratë dhe të tjerat që lidhen me 21 janarin, dëshmojnë qartë për rolin drejt të Saliut në krimin e 21 janarit. Kjo në bashkim me provat e tjera e lehtësonte shumë edhe punën e SPAK, nëse ata janë seriozë në hetimin e plotë të gjithanshëm të 21 janarit, siç e detyroi Gjykata e Lartë dhe Strasburgu.

Report Tv: Po rolin e Bashës si e shikoni në këtë çështje?

Zef Brozi: Besoj se Basha di shumë për 21 janarin, kush është urdhëruesi, manipuluesi, penguesi i hetimit zhdukësi i gjurmëve të provave të krimit. Basha bën mirë të bashkëpunojë me SPAK dhe gjykatat duke thënë të vërtetat për atë natë dhe çdo veprim më pas. Basha duhet thirret ose të shkojë që nesër në prokurorit të dëshmojë, ose SPAK duhet të thërras. SPAK duhet të kishte thirrur Berishën dhe Bashën, aty dihet të niste hetimi, të tjerët kanë qenë thirrur. Akoma si kanë marrë të pandehur, as me emër si kanë përmend, për turpin e tyre. Duhet që hetimet ti përshpejtojnë dhe përshpejtohen duke thirrur dhe marrë dëshminë e Berishës, Bashës dhe drejtuesve kryesorë të asaj kohe. Ndërsa të plagosurit dihet, do thonë që jemi plagos, dihet nga shkoi plumbi, dihet nga erdhi ajo masakër që u bë në bulevardin dëshmorët e kombit.

Report Tv:  Ditët e fundit emri juaj është përmendur edhe si një nga personazhet të librit ‘Live to make men free’, të autorit Roger Sherrard, ku flitet për një episod tronditës në vitet e regjimit të presidentit Berisha ku ju keni qenë zyrtar i lartë, ish-drejtuesi më i lartë i Gjykatës së Kasacionit, ku thuhet nga burimet e shërbimeve të huaja flitej se ju do rrezikonit jetën në një aksident automobilistik dhe është bërë kërkesa nga autoritetet partnere të largoheshit menjëherë nga vendi se ju rrezikonit jetën dhe ishte përcaktuar mënyra si do humbnit jetën. Mund të na zbardhnit diçka nga ky episod tronditës, është e vërtetë apo jo?

Zef Brozi: Kjo është e vërtetë dhe ka edhe shumë të vërteta të tjera të tmerrshme që lidhen me atë periudhë dhe planet ogurzeza të Berishës, të SHIK dhe të ministrisë së brendshme. Që në 1994, po të dëshironi, shikon intervistat e mia, përplasje mes Gjykatës së Kasacionit dh pushtetit ekzekutiv dh Berishës në veçanti, filloi të bëjë publike, sepse në atë periudhë shumë gjëra pavarësisht debateve nuk ishin bërë publike. Pavarësisht ng disa ndërhyrje skandaloze, ishim munduar ti zgjidhnim me mirëkuptim në zbatim të ligjit. Kam bërë një intervistë në 1994, kam thënë se nëse diçka më ndodh, unë skam asnjë konflikt personal, por keqja dhe autori do jenë Sali Berisha, SHIK dhe ministria e Rendit. Kam kaluar shumë provokime edhe në rrugë, më ndalnin makinën, më provokimin që të nxehesha, por unë s’mund të bija në kurthin e tyre. Kanë bërë skandal edhe kur unë isha në takim me prokurorin e përgjithshëm Alush Dragoshin, me shoqëruesin dhe shoferin tim, ishte një kërcënim indirekt për mua. Unë jam i vetmi kryetar i Gjykatës së Lartë që 3 herë më kanë paraqitur në parlament, dy herë falë integritetit të deputetëve të ‘92 e mbrojtën të vërtetën dhe nuk hoqën im për akuza të falsifikuara nga Berisha dhe prokuroria e asaj kohe. Që në fakt nuk ishin akuza. Pastaj siç dihet edhe sa herë u rrethua Gjykata e Kasascionit me policë kur kishim gjykime të rëndësishme dhe dilnin krerët e shtetit dhe thonin Zefi gënjen, gjykata nuk është rrethuar. Kjo ka ndodh në shtator të 1995, po edhe herë të tjera.

Ka ndodhur edhe pasi jam hequr kur shtëpia ime në nëntor të 1995 u rrethua me policë, me SHIK-as dhe me bandidët civilë të Sali Berishës, që synonin të më rrëmbenin atë mëngjes të shtune dhe të më zhduknin në drejtim të paditur.

Pra ajo që i nderuari Roger Sherrard ka shkruar në librin e tij është e vërtetë, por për fat të mirë i jam mirënjohës qeverisë amerikane, por dhe disa institucioneve të tjera të specializuara europiane që më kishin porositur të bëja kujdes në lëvizjet që mund të bëja. Pa dyshim qeveria amerikane kish marrë masat edhe për të më shpëtuar jetën.

Report Tv:  Ju jeni i bindur sot zoti Brozi se nëse s’do ishte ndërhyrja e qeverisë amerikane, fati juaj do ishte ndryshe apo jo? Dhe për këtë bëni përgjegjës kryesor Sali Berishën?

Zef Brozi: Ai është përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e Shqipërisë, zjarrvënien e Shqipërisë. Ka mbuluar me të zeza mijëra nëna, ka vrarë. Falë Zotit dhe Amerikës sot kam mundësi të bisedojmë bashkë. Prandaj them se Sali Berisha është rrezik për Shqipërinë. Trushplarët që i shkojnë pas Sali Berishës, le ti thërrasin mendjes. Nëse duan veten e tyre, nëse duan të ardhmen e tyre, nëse duan familjen e tyre të mos manipulohen, të mos gënjehen me paratë miliona që ka Sali Berisha. Për fat të keq, detyrohem të flas me gjuhën e së vërtetës për këtë që po i zvarritet politikës shqiptare për ta zhvat Shqipërinë dhe për ta dërguar Shqipërinë përsëri në humnerë, siç e ka dërguar sa herë që ka pasur pushtet. Larg qoftë edhe në opozitë duket se ka forca për të bërë keq Shqipërinë. Siç ndodhi në shtëpinë e PD-së, e shkatërroi, e dogji, e theu xhamat. Ku ka bërë vaki në botë një gjë e tillë me një parti politike. Prandaj shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori Sali Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:52
EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Sali Berisha, kryepërgjegjësi i krimit të tmerrshëm të 21 janarit! Shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori, mos u gënjeni nga milionat

TIRANE- Kur janë bërë 14 vite nga masakra e 21 janarit 2011, kur shteti vrau qytetarët e tij, për Zef Brozin, ish kreu i Gjykatës së Kasacionit në fillimvitet ’90, thotë është zhgënjyese që ende flitet për vendosjen e drejtësisë.

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Brozi thotë se SPAK duhej t'i kishte dhënë fund pandëshkueshmëria dhe padrejtësisë për 21 janarin duke marrë të pandehur Sali Berishën.

“Do dëshiroja që të mos kishim nevojë për një intervistë lidhur me 21 janarin, mund të kishim nevojë thjesht për të kujtuar e nderuar ato dëshmorë të demokracisë. Ne Po flasim sot se pikërisht drejtësia shqiptare nuk ka folur.... Nuk kam heshtur dhe s’do hesht derisa drejtësia për 21 janarin të shkojë në vend, derisa kryepërgjegjësi, kryeorganizatori i atij krimi të shëmtuar, i pengimit të demokracisë, manipulimit të provave dhe fals, alibive të çmendura, Sali Berisha të shkojë të përgjigjet në emër të ligjit dhe drejtësisë. Akoma flasim se drejtësia po hesht, përsëri duket se akoma ka prokurorë e gjyqtarë që vazhdojnë të mbrojnë krimet e Berishës”

Brozi vlerësoi Dumanin dhe SPAK, por në intervistën për gazetarin Denis Minga në Report Tv, Brozi nuk e fshehu zhgënjimin që ende për 21 janarin nuk ka vendimmarrje.


“Provat më të forta për kurajon dhe integritetin e SPAK do ishte 21 janari, Gërdeci, grushti i shteti i 1998, 1997-a, disa krime ku shteti ishte autori direkt apo indirekt i këtyre krimeve. Prandaj SPAK duhej me prioritet të hetonte këto çështje.... SPAK duhet të na kishte dhënë njoftimin se e ka marrë Berishën si të pandehur për 21 janar, jo të na japë se po vazhdon hetimet”

Në fund edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët për Berishën dhe fatin e Shqipërisë.  

Trushplarët që i shkojnë pas Sali Berishës, le ti thërrasin mendjes. Nëse duan veten e tyre, nëse duan të ardhmen e tyre, nëse duan familjen e tyre të mos manipulohen, të mos gënjehen me paratë miliona që ka Sali Berisha. Prandaj shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori Sali Berisha"

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Stuhia në SHBA, dëbora zbardh edhe plazhet në Florida

Stuhia në SHBA, dëbora zbardh edhe plazhet në Florida