Dua Lipa pas suksesit në Tiranë: 200 mijë njerëz të pranishëm, ky është koncerti ynë më i madh që kemi bërë ndonjëherë! Faleminderit

Dua Lipa pas suksesit në Tiranë: 200 mijë njerëz të pranishëm, ky është koncerti ynë më i madh që kemi bërë ndonjëherë! Faleminderit

Dua Lipa në koncertin në Tiranë

TIRANË- Dua Lipa është artisja që në ditën e pavarësisë rezervoi një festë në sheshin ‘Skënderbej’ që padyshim mblodhi rreth vetes rreth 200 mijë shqiptarë. Prezenca e 200 mijë spektatorëve është një rekord në karrierën e saj e për këtë ka një falenderim të madh.

Ajo thekson se kjo shfaqje e mbajtur në Tiranë, është më e madhja që ka mbajtur.

“94 shfaqje në të gjithë botën në një vit dhe duke i dhënë fund në Tiranë, Shqipëri për rreth 200 mijë njerëz ~ shfaqja jonë më e madhe solo EVER ~ në ditën e pavarësisë!!! ~ Gjithçka që mund të them është falënderimi më i thellë për një vit që më ka shtyrë të rritem përtej çdo gjëje që mund të kisha imagjinuar me njerëzit më të mëdhenj për ta ndarë atë. FUTURE NOSTALGIA FOREVER”, ka shkruar Dua.

Dua Lipa mbajti 2 ditë më parë në sheshin Skënderbej koncertin e fundit të turneut botëror “Future Nostalgia”. Ylli shqiptar me famë botërore zgjodhi 28 Nëntorin, një datë shumë të rëndësishme për shqiptarët për të mbyllur turneun pas më shumë se 90 koncertesh!  Të pranishëm ishin rreth 200 mijë spektatorë duke thyer rekordin botëror të ikonës së muzikës Tina Turner. Këngëtarja shqiptare ka thyer rekord si koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Dosja e zyrtarit të FBI, kush ka të drejtë në akuzat politike në Tiranë?



×

Lajmi i fundit

Aguero i përgjigjet ashpër Ibrahimovic-it:  Pse flet për sjellje të keqe? Për këtë të larguan nga Barça

Aguero i përgjigjet ashpër Ibrahimovic-it:  Pse flet për sjellje të keqe? Për këtë të larguan nga Barça