Çiljeta Xhilaga është cilësuar si një ndër femrat më të bukura shqiptare. Ajo ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një video live në Instagram ku shihet që po kryen ndërhyrje në fytyrë, specifikisht në mjekër. Ajo shprehet që gjithmonë e ka bezdisur mjekra e saj e vogël dhe vendosi që ta zgjaste.
Menjëherë kanë reaguar fansat ku e vlerësojnë për sinqeritetin e saj dhe disa të tjerë komentojnë që nuk kishte pse ta bënte pasi ajo nuk ka nevojë. Këngëtarja është shprehur që kërkon perfeksionin në pamjen e saj të jashtme dhe shëndetsore. Kujtojmë që Çiljeta ka zvogëluar dhe gjoksin për arsye shëndetsore pasi i kishte dëmtuar shpatullën.
"Te gjithe do te pyesni perse vazhdoj te bej trajtime estetike kur nuk kam nevoje? Ne fakt gjithmone e kam pasur kompleks me veten time mjekren e vogel edhe pse miqte apo njerzit e dashur me thonin "je super" ca mjekre thua mos e bej,un gjithmon sa here dilja perpara pasqyres i thoja vetes ahhhhh te kisha ta beja kte mjekren icik mirepo kur mendoja sa e frikshme dhe e veshtire eshte operacioni ne kocke hiqja dor gjithmone nga fiksimi im.Mirepo gjithmone kerkoja perfeksionin per shendetin dhe pamjen e jashtme ndaj zgjodha trendin me te fundit sot per sot ne te gjithe boten pa nderhyrje kirurgjikale dhe jam shume e lumtur sepse ndihem shume mire me veten time sepse ne fund te fundit ajo eshte gjeja me kryesore te ndihemi mire me veten ton"- ka shkruar këngëtarja.
(Çiljeta Xhilaga duke kryer ndërhyrjen)