“Dua ta puth”, moderatori i njohur e 'tepron' me deklaratën për Nevina Shtyllën

“Dua ta puth”, moderatori i njohur e 'tepron' me deklaratën për Nevina Shtyllën

Nevina Shtylla

Nevina Shtylla është një nga moderatoret më të bukura të ekraneve shqiptare. Ajo ka rënë gjithmonë në sy për butësinë dhe elegancën e saj, por këtë radhë ka rrëmbyer zemrën e moderatorit të njohur të “Wake Up”, Isli Islami.

I ftuar në emisionin ‘You&Me’ në Energy Radio, Isli është pyetur nga dy moderatorët se kë nga personazhet e njohur do donte të puthte. Pa hezituar fare moderatori ka thënë se do kishte shumë dëshirë të puthte Nevinën. “Më pëlqen shumë. Më duket një nga vajzat më të ëmbla në portret dhe më kanë thënë që siç duket ashtu është dhe si tip,” – ka thënë ai duke qeshur.

(Moderatori Isli Islami në NRG)

Bukuroshja e  ekranit, Nevina është gjithashtu një aktore shumë  e mirë. Në vitin 2010 ajo rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria”, duke u shpallur zyrtarisht një nga më të bukurat shqiptare. Ndërkohë që Nevina ka deklaruar se është në një lidhje me dikë por ka preferuar ta mbajë të fshehtë identitetin e tij. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë