Dubai, zjarr masiv në ndërtesën
pranë gradaçelës më të lartë në botë

Dubai, zjarr masiv në ndërtesën<br />pranë gradaçelës më të lartë në botë
Një zjarr ka rënë në një ndërtesë shumëkatëshe në Dubai, pranë gradaçelës më të lartë në botë Burj Khalifa.
 
Zjarri është i përmasave të mëdha në ndërtesën me 63 kate dhe rreth 300 metra të lartë, ndërsa ende mbetet i paqartë se çfarë e shkaktoi atë.
 
Pjesë nga ndërtesa të mbuluara nga zjarri janë duke rënë nga lartësitë, ndërsa zjarrfikëset në vendngjarje kanë nisur nga puna për të shuar flakët.
 
Është urdhëruar për evakuimin e të gjithë personave të pranishëm në ndërtesë, ndërsa nuk dihet nëse ka mbetur ndonjë viktimë, nga raportimet paraprake ka vetëm 16 persona të lënduar.
 
Zjarri ra ndërsa Dubai po përgatitet për të mbajtur shfaqjen me fishekzjarrë për Vitin e Ri 2016.
 
 
 

A video posted by Maisarah Bakari (@maisarahb) on



Dubai, zjarr i madh në një ndërtesë shumëkatëshe, evakuohen personat

zjarr dubai
zjarri
(Ndërtesa në Dubai e përfshirë nga flakët)  Fotot të tjera

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë