Dueti Ademi-Ramosaj
dështon, irritohet  Mumajesi

Dueti Ademi-Ramosaj <br />dështon, irritohet  Mumajesi
Kantautori Flori Mumajesi nuk ka mundur të qëndrojë i heshtur pas dështimit të duetit Argjentina Ramosaj – Vedat Ademi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të tij në Facebook, ai ka shprehur hidhërimin dhe mllefin për lajmin që po ngacmon kolegen e tij, Argjentina Ramosaj.

“Në kaq vite punë me shumë duete asnjëherë nuk më ka ndodhur të dëgjoj një rast si ky e jo më të jem pjesë! Kam realizuar disa duete dhe disa bashkëpunime. Më besoni që kurrë nuk e kam zgjedhur një bashkëpunëtor dhe më pas t’i them ok kënga do jetë e imja, dmth FLORI FT X dhe të gjitha shpenzimet do t'i ndajmë 50/50 nuk ka ndodhur në asnjë rast....”, ka shkruar Flori.

Pak ditë më parë është publikuar lajmi se dueti mes këngëtarit Vedat Ademi dhe Argjentina Ramosaj, nuk është realizuar pasi këngëtarja ka ngurruar të paguaj gjysmën e këngës, duke e arsyetuar se ajo është vetëm e ftuar në këngë dhe nuk do të paguajë asnjë cent për këngën. Me këtë rast këngëtari Ademi ka ndërprerë bashkëpunimin dhe ky duet ka dështuar, pasi nuk është arritur të paguhet shuma e këngës.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë