TIRANE- Duhanpirësit tani do të mendohen dy herë kur të tymosin, pasi dje qeveria ka miratuar ndryshimet në ligj të cilat pritet t’i dërgohen Kuvendit, ku parashikohen gjoba të rënda jo vetëm për pronarët e ambienteve publike, por edhe për administratorët e tyre, si dhe vetë individin duhanpirës që kapet me duhan.
Në projektligjin e miratuar mbledhjen e djeshme të qeverisë janë forcuar gjobat e parashikuara në ligjin e vjetër, ndërkohë që janë shtuar edhe një sërë gjobash të reja. Kështu për pronarin e mjedisit publik të mbyllur gjoba do të jetë 300 000 lekë. Risi në këto ndryshime janë edhe gjoba për individin duhanpirës të cila do të jetë 5 mijë lekë”, thuhet në projektligjin e miratuar dje.
Por, masa administrative do të ketë edhe në rastet kur në ambientet publike nuk janë vendosur shenjat paralajmëruese që aty nuk konsumohet duhan, apo edhe në rastet kur inspektorët gjejnë në tavolina tavlla duhani. “300 000 lekë gjobitet pronari kur nuk vendosen shenjat parandaluese dhe kur në tavolina gjenden tavlla duhani”, thuhet në projektligj. Menjëherë pas miratimit të këtij pr/ligji në qeveria ka qenë zv/ministrja Milva Ikonomi e cila ka bërë publike edhe ndryshimet.
“Ministria e Shëndetësisë paraqiti këtë projektligj në kuadër të bashkëpunimit që ajo ka pasur me Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, ku midis disa gjërave disa të diskutuara së bashku ishte edhe mënyra se si Republika e Kosovës kishte bërë të mundur që ligji për të mbrojtur popullatën nga produktet e duhanit kishte qenë një histori suksesi në Kosovë. Ne reflektuam dhe sollëm disa ndryshime në projektligjin për mbrojtjen e popullatës nga produktet e duhanit”, ka pohuar Ikonomi.
Sipas saj, me këtë ligj tashmë televizioni publik do të ketë një fushatë të fortë promocionale për të bindur më shumë popullatën për dëmet që sjell pirja e duhanit. Një tjetër risi në ligj do të jetë edhe përfshirja e një sërë inspektorateve të cilët do të merren me inspektimin e ambienteve publike. “Nëse në ligjin ekzistues u krijua përshtypja e gabuar se barrën e zbatueshmërisë së tij e kishte vetëm Inspektorati Sanitar, pavarësisht detyrimeve që kishte policia bashkiake dhe organet tatimore e doganore.
Propozimet e reja këtë barrë e kanë shpërndarë tani tek të gjitha inspektoratet. Kështu çdo inspektor i punës, i bashkisë, i komunës, i zjarrfikësve i policisë së shtetit dhe i autoritetit të ushqimit ka të drejtë të vendosë gjobë për duhanin’ thuhet në relacionin shpjegues të pr/ligjit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com