Duhanxhinjtë, më të rrezikuar
për t’u prekur nga Alzhaimeri

Duhanxhinjtë, më të rrezikuar<br />për t’u prekur nga Alzhaimeri
TIRANE- Personat të cilët pinë duhan janë në rrezik më të rritur për t’u prekur nga sëmundja e Alzherimerit dhe llojet tjera të demencës. Studiuesit holandezë kanë përcjellë mbi 7 mijë persona të moshës mbi 55 vjeçare dhe kanë analizuar lidhjen e duhanit dhe sëmundjet që kanë të bëjnë me memorien. Rezultatet kanë treguar se duhanpirësit kishin rrezik 50 për qind më të rritur për demencë krahasuar me personat të cilët kurrë nuk kanë pirë duhan.
Megjithatë, shkaktari më i madh i demencës mbetet faktori gjenetik. Personat të cilët e kanë një gjen të caktuar, të quajtur APOE4, janë 70 për qind më të rrezikuar për të zhvilluar sëmundje të lidhura me kujtesën se personat që nuk e kanë atë.

Shkrimi u publikua sot (10.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset