Muzeu Arkeologjik i qytetit të Durrësit qëndron i kyçur, duke privuar sytë kureshtarë të turistëve nga amforat antike. Restaurimi i nisur në nëntor të vitit kaluar duhej të përfundonte këtë muaj, por nuk është bërë as gjysma e punimeve.
Ministria e Kulturës në përgjigje të interesit të Report TV, tha se punimet pritet të shtyhen deri në shtator të 2024-ës, duke renditur shkaqet.
“Procesi i zhvendosjes së artifakteve ka marrë kohë për arsye të gjendjes delikate dhe numrit të madh prej 3000 artifakte.
![]()
Punime të paparashikuara në përforcimin strukturor të objektit kanë sjellë rishikimin e ndërhyrjeve duke kryer përforcime shtesë në objekt.
Në projekt parashikohet ndërtimi i një shtesë të re në oborrin e pasëm të objektit i cili është në proces shqyrtimi në Këshillin Kombëtar të Territorit”.
Muzeu Arkeologjik i Durrësit, një nga objektet me të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 po restaurohet me fondet e Bashkimit Evropian me vlerë 348,368,591 Lekë.
Projekti zbatohet nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)