Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria, ashtu si vendet e rajonit dhe Evropës, nuk po përjeton vetëm mot të keq, por një gjendje atsmoferike të zgjatur e të rëndë.
Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, Rama u shpreh se duhet bërë durim dhe shtoi se njerëzit duan ndihmë e solidaritet, jo britma e shpifje.
Mbledhja vjen pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Durrës, si dhe pas akuzave publike se hidrovoret nuk po funksionojnë dhe thirrjeve për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Në reagimin e tij, Rama ka bërë thirrje për qetësi dhe durim, duke theksuar se situata kërkon menaxhim dhe se lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta.
“Tek vështirësia e rritur e qarkullimit, apo deri te dëmtimet e pronës, krijohet frustrim dhe në disa raste zemërim. Durimi është i domsodoshëm, nuk po përjetojmë vetëm mot të keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta. Retë nuk shpërndahen me slogane, që të shpallet gjendja e jashtëzkaonshme. Këto reagime ushqejnë ndarje, jo siguri. Njerëzit nuk janë nevojë për më shumë britma, shpifje, por solidaritet. Kjo është gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë. Ka prekur një hartë të tërë, nga Italia në Greqi, Mali i zi në Kosovë, nga RMV e deri në Turqi, i njëjti shi, e njëjta dëborë kanë krjiuar të njëjtën situaëe. Është krijuar një vorbull atmosferike, duke sjellë temperatura të ulëta.", theksoi Rama.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ 13 mijë ha e 1587 banesa nën ujë, Rama: Dëmshpërblim, hidrovorët të gjithë në punë! Malaj: Fondi për situatën 50 mln euro









