Duhet të ndodheshin në VAR për ndeshjen e Champions, 2 arbitrat polakë kapen tapë në makinë dhe arrestohen! Kishin vjedhur dhe tabelën e rrugës
Dy arbitrat e arrestuar të dehur dhe lajmi nga mediat sportive
Duket se jo vetëm showbizzi dhe arti, por edhe sporti po merr drejtimin më shumë drejt akteve që bëhen virale në rrjetet sociale dhe media, sesa tek gara në fushë dhe rezultatet. Lojërat Olimpike të fundit e kanë demonstruar më së miri me ngjarje befasuese, ku vëmendja pothuajse është zhvendosur më shumë tek spektakli që sportistët japin jashtë garës.
Kjo po ndodh edhe në futboll dhe pikërisht në një ndeshje me peshë si Champions League e sezonit 2024/2025. Dhe ka ndodhur në Lublin, aty ku u luajt ndeshja mes Dinamos së Kievit dhe Rangers. Dyshja e arbitrave që duhet të ndodheshin në dhomën e VAR për këtë sfidë, kanë përfunduar në pranga. Polakët Bartosz Frankowski dhe Tomasz Musial, u arrestuan rreth orës 02:00 të mëngjesit, pasi gjatë një kontrolli u konstatua se kishin konsumuar alkool.
TVP Sport raporton se dyshja polake u ndalua natën mes të hënës 5 dhe të martës 6 gusht në Lublin, vendi neutral i përzgjedhur për ndeshjen mes ukrainasve të Dynamo Kievit dhe skocezëve të Rangers. Situata e tyre tërhoqi vëmendjen e policisë, pasi po ecnin nëpër rrugët e qytetit me një person të tretë dhe një tabelë rrugore të vjedhur në krah. Frankowski dhe Musial sipas testimeve kishin një nivel shumë të lartë alkooli në gjak.
Lajmi për arrestimin e tyre ka tronditur edhe UEFA-n, me qeverinë europiane të futbollit që veproi menjëherë duke i zëvendësuar dy arbitrat, me bashkatdhetarët Kwiatkowski dhe Malec në ndeshjen e Champions League.
Federata Polake e Futbollit njoftoi se kishte nisur hetimin e rastit dhe pritet një vendim i ashpër ndaj të dyve, teksa përkohësisht janë pezulluar në pritje të hetimeve. Nëse akuzat konfirmohen, të dy arbitrave mund t’u ndërpritet kontrata me federatën dhe UEFA-n.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7434
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mikel Arteta i zhgënjyer pas humbjes me Interin: S'e kuptova penalltinë e tyre, as 11 metërshin që nuk u dha për ne
7 Nëntor, 12:44
-
VIDEO/ Adoleshenti i Barcelonës 'shpërfytyrohet' në Beograd, i qeshur edhe pas dhjetë qepjeve në fytyrë
7 Nëntor, 11:38
-
VIDEO/ Penalltia më qesharake në histori, si Aston Villa u mposht në Champions League
7 Nëntor, 10:23
-
Dramë në 'Allianz', tifozi i Bayern Munich ndërron jetë gjatë ndeshjes së Champions League
7 Nëntor, 10:01
-
Berat Gjimshiti mes yjeve të Evropës, 'shkëlqen' në formacionin e Champions League
7 Nëntor, 09:42
-
Champions League/ Interi mposht Arsenalin me penallti, Barcelona shënon pesë gola në Beograd! Në Munich shtyhet ndeshja, Atletico fiton në Paris! Surprizon Brest
6 Nëntor, 22:56
-
Juventus, Thiago Motta: Më pëlqeu paraqitja kundër Lille, por jo rezultati
6 Nëntor, 13:24
-
Real Madrid në krizë, Carlo Ancelotti jep alarmin: Asnjë reagim që pas humbjes në El Clasico kundër Barçës
6 Nëntor, 11:54
-
VIDEO/ U mposhtën me katër gola në Lisbonë, habit Guardiola: Sportingu nuk bëri asgjë
6 Nëntor, 11:02
-
Fituan kundër Realit në Madrid, Fonseca: Milani e ka më lehtë ndaj tyre, se kundër Monzës
6 Nëntor, 10:24
-
Champions League/ Inter - Arsenal dhe PSG - Atl. Madrid! Bayern Munich në shtëpi, Barcelona luan në Beograd
6 Nëntor, 09:50
-
VIDEO/ Asist nga mesi i fushës, UEFA veçon pasimin e Edon Zhegrovës kundër Juventusit
6 Nëntor, 09:20