A duhet të rihetohet Berisha për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit '98? Si votuan shqiptarët në sondazhin e Shqiptarja.com 

A duhet të rihetohet Berisha për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit '98? Si votuan shqiptarët në sondazhin e Shqiptarja.com 

14 shtatori 1998 kujtohet si një nga ditët më të dhunshme të historisë së Shqipërisë pas rënies së sistemit komunist.

Ceremonia e varrimit të Azem Hajdarit u shndërrua fillimisht në një protestë të dhunshme të Partisë Demokratike dhe më pas në një tentativë për grusht shtetit për të rrëzuar qeverisë socialiste të Fatos Nanos që ishte atëherë në pushtet.

Pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit të Azem Hajdarit, u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”. Aty ishte i pranishëm ish-lideri i PD-së Sali Berisha dhe gjithë krerët demokratë. Që aty pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit të Hajdarit, me arkivolin e tij në duar sulmuan me armë dhe granata selinë e kryeministrisë. Ata e bastisën kryeministrinë dhe më pas sulmuan dhe hynë në godinën e Radio Televizionit Shqiptar.

Shqiptarja.com ka realizuar një sondazh me pyetjen: Duhet të rihetohet Berisha për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit '98?  

Nga 8977 vota, 84.5% thonë Po. Nëse doni mund të votoni dhe ju këtu

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë