‘Duje’ , një histori frymëzimi…

‘Duje’ , një histori frymëzimi…

Familja Kelmendi

Ashtu si çdo ngjarje ne jetët tona qe ka një background, ashtu edhe “Duje”, ka disa te thëna e te pathëna.

Për mua “Duje”, është finalja e një dekade qe jap kontributin tim ne Festivalin e Rtsh. Ne gjithë këto kohe, kam patur fatin te bashkëpunoj, te kem afër artiste te mrekullueshëm. Kam bere miq te rinj, ashtu siç edhe kam humbur miq.

Përveçse pjesës teknike te profesionit, kam mësuar edhe kam pare sesi ne muzike, morali i njeriut ose lartësohet, ose bie ne humnerën e te qenit i pangopur, zullumqar, gënjeshtar, frikacak, xheloz e servil.

Kënga “Duje” është NJE nga kompozimet e mia me te mira. Unë NUK kam nevoje te “bërtas” as me intervista e me statuse, sesa e arrire është kjo kënge. “Duje” ka një tekst qe përcjell NJE nga mesazhet me bukura te kësaj bote, dhe e kënduar nga një artiste e papërsëritshme bashke me familjen e saj te mrekullueshme.

Ata muzikante qe i kane bere ORËT e PUNËS ne profesionin e tyre, e kuptojnë fare mire se çfarë profesionalizmi dhe ustallëku ka ne brendinë e Duje-s. Po këta muzikante qe kane arritur te pakten te SHKELQEJNE vetëm njëherë, e kuptojnë qe e gjithë paketa “Duje” është absolutisht fituese!

Ashtu si me duhet te them, qe gjithë ata muzikante, pa asnjë lloj identiteti ne muzike; leshragjate, te rruar e te parruar, te larë e të palarë, te ngrënë e te pangrëne; koke zbathur e te “kuqosur” nga xhelozitë, muzikologë e muzikologë pa asnjë rendiment e vetëm me diplome ne xhep; “artiste” te katapultuar nga klanet familjare; te gjithë këta personazhe te pistë, kane ndjere se iu është tronditur gjithë botëkuptimi i viteve te jetes. Sepse jetën e kane ndërtuar, duke lëpire; duke u servilosur… si kërmilli…

“DUJE”  u beri artisteve te kuptojnë sesi një këngë mund te THYEJE gjithë barrierat e vendosura nga JURITE( nga ato juri qe ne 30 vite, shumica me profesorë e muzikante te manipulojnë, te genjejne e mos te kenë turp)

“DUJE”  i theu te gjitha rregullat e mekanizmat 30-vjeçare te kontrollit absolut diktatoresk artistik.

Keshtu qe, per cdo artist te ri dhe artist me eksperience; “DUJE” është një shembull, sesi vetëm me pune, durim, shume sakrifice , mund t’ia dalesh te thyesh cdo parameter e duke pasur suksesin e ëndërruar nga shumëkush.

Sigurisht qe për këtë histori suksesi e frymëzimi ka meritën stafi organizativ i po këtij viti ,qe e la te lire; qe sovrani, populli te zgjidhte ate qe ndjen me afër; atë qe kupton; atë qe i serviret me sinqeritet e me dashuri.

Ps.

Kënaqësia me e madhe është qe kjo këngë, te jep ndjesinë e shtëpisë , ngrohtësinë e familjes, ashtu si është çdo familje… me te mirat e te metat e saj… e papërsëritshme edhe pakrahasueshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka