Duka: 3 mundësi për në Francë
ndjesë tifozëve, Serbia e dobët

Duka: 3 mundësi për në Francë<br />ndjesë tifozëve, Serbia e dobët
“Ne kemi tre mundësi për të shkuar në Francë. Çfarëdo që të ndodhë në sfidën me Serbinë, do të kemi edhe një ndeshje tjetër me Armeninë dhe në rast se nuk do të arrijmë vendin e dytë do të luajmë bë Play-Off”.
 
Kjo është deklarata e Presidentit të FSHF, Duka në nis të përgatitje për ndeshjen me Serbinë.
 
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet se Serbia është një ekip me individualitete, por jo e fortë.
 
“Serbia është një ekip me shumë kualitete por nuk është një skuadër e fortë. Ata kanë individë që mund të bëjnë keq në cdo moment, por nuk janë një grup, të paktën jo në këtë edicion” shprehet ai.
 
Ndërsa përsa i përket incidenteve dhe zemërimit të tifozëve që nuk do të jenë në stadium ai shprehet se mbështetja për kombëtaren nuk është vetëm për një ndeshje.
 
“U kërkoj falje të gjithë tifozëve, të cilët nuk do të kenë mundësi të jenë në stadium. Kemi pasur kaq shumë kërkesa sa është e pamundur që t’i plotësojmë me kapacitetin e ‘Elbasan Arena’-s” e mbyll ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

A duhet të njihen ligjërisht martesat e së njëjtës gjini? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com

A duhet të njihen ligjërisht martesat e së njëjtës gjini? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com