Duka inkurajon kombëtaren
3 ndryshime përballë Francës

Duka inkurajon kombëtaren<br />3 ndryshime përballë Francës
Nisur nga presioni i madh në ndeshjen e parë që solli gabimet dhe humbjen me Zvicrën, Presidenti i FSHF, Armand Duka së bashku me trajnerin De Biasi dhe stafin teknik kanë zhvilluar një mbledhje të gjatë me ekipin kombëtar për ta analizuar.
 
Mësohet se kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u ka kërkuar lojtarëve që të jenë të qetë dhe të luajnë pa emocione dhe presion në dy ndeshjet e mbetura ndaj Francës dhe Rumanisë në grupin A.
 
“Luani dhe shijoni çdo çast të këtyre ditëve në Euro 2016 për t’i mbajtur mend shumë gjatë. Luani pa presion, tifozët janë krenarë për atë që keni arritur, shijoni Evropianin, jepni gjithçka në fushë”u shpreh Duka para ekipit kombëtar.
 
Në ndeshjen e dytë Shqipëria pritet që të pësojë disa ndryshime në formacion. Kështu mungesën e kapitenit Cana pritet ta zëvendësojë Burim Kukeli që do të krijojë dyshen në qendër me Mavrajn.
 
Ndërsa nga minuta e parë pritet që të luajnë Kaçe edhe Memushaj. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin