Duka: Ndeshja me Rumaninë
s'duhet të ishte e fundit për ne

Duka: Ndeshja me Rumaninë<br />s'duhet të ishte e fundit për ne
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u shpreh gjatë pritjes së Kryeministrit Edi Rama për ekipin kombëtar, se ndeshja me Rumaninë s'duhet të ishte e fundit për Shqipërinë në "Euro 2016". Pavarësisht eliminimit ai tha se kombëtarja u paraqit me dinjitet në Francë, duke fituar zemrat e miliona tifozëve kuqezinj në mbarë botën. Ai u shpreh i bindur se pas këtij momenti, kombëtarja do të arrijë suksese edhe më të mëdha në arenën ndërkombëtare.
 
Fjalimi i plotë i Armand Dukës:
"Sot është një ditë e veçantë, një ditë historike dhe shumë e bukur e kthimit nga një aktivitet që e kishim ëndërruar prej shumë kohësh. Falenderoj kryeministrin Edi Rama për gjithçka ka organizuar për këtë pritje fantastike, për mbështetjen që i ka dhënë kombëtares. Jam i bindur se pa këtë mbështetje do ta kishim të vështirë dhe të pamundur. Falenderoj administratën e FSHF, me në rye Ilir Shulkun. Kemi qenë dinjitozë në Francë, jo vetëm në fushën e lojës por në gjithçka. Një falenderim shumë të madh për dirigjentin Gianni De Biasi, i cili ka tejkaluar kornizat e një trajneri dhe ka bërë të pamundurën që të jemi këtu. Ju djem, na dhuruat tre ndeshje spektakolare në Francë. Na dhuruat një fitore në ndeshjen e fundit që nuk duhet të ishte ndeshja e fundit. Por ju duhet të jeni me kokën lart. Tashmë tifozë të ekipit kombëtar janë të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë ane mbanë. Për atmosferën që kanë krijuar në qytetet e Francës, në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe gjithë botën. Jam i bindur se të gjithë kështu bashkë, i kemi të gjitha mundësitë të kemi suksese akoma edhe më shumë, për të konfirmuar të qenit tonë Europianë".  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë