Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka mbajtur qëndrim në lidhje me situatën e Elseid Hysajt te Lazio ku tifozët i janë kthyer kundër për shkak të një këngë në prezantimin e tij para shokëve të rinj të skuadrës. Duka thotë se një këngë nuk mund të vërë në diskutim personalitetin e futbollistit shkodran, ndërsa e fton të vazhdojë të punojë dhe të stërvitet.
REAGIMI I DUKËS:
I dashur Elsi,
Ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cënon e as i jep të drejtë askujt që të vër në dyshim personalitetin tënd.
Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik.
Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim.
Lajmi kryesor:
Vetëm se këndoi 'Bella Ciao'/ Tifozët e Lazios kërcënojnë Hysajn: Je si krimb, ne jemi fashistë! Klubi i del në mbrojtje lojtarit, reagon edhe kreu i Parlamentit Europian








