Vetëm se këndoi 'Bella Ciao'/ Tifozët e Lazios kërcënojnë Hysajn: Je si krimb, ne jemi fashistë! Klubi i del në mbrojtje lojtarit, reagon edhe kreu i Parlamentit Europian

Aventura e re Elseid Hysajt me klubin e Lazios është kthyer në një tmerr ende pa zbritur ende në fushën e gjelbër. Tifozët e Lazio-s nuk po e kapërdijnë dot këndimin e këngës patriotike ‘Bella Cao’ në prezantimin e futbollistit para shokëve të skuadrës dhe për këtë arsye mbrëmë kanë ndërmarrë akte të tjera.

‘Calciomercato’ shkruan se një grup tifozësh ekstremistë ka shkuar në hotelin ku qëndron ekipi dhe ka kërkuar përballjen me lojtarin shqiptar që u transferua nga Napoli. Në mbrojtje të këtij të fundit ka dalë drejtori sportiv Igli Tare, por edhe presidenti Claudio Lotitto, i cili ka deklaruar se ‘Hysaj nuk ka bërë asgjë të keqe’.

Tifozët nuk e kanë lënë me kaq, pasi kanë vendosur një banderolë fyese në urën “Corso Francia” ku shkruhej “Hysaj një krimb, Lacio është fashiste”. E gjithë situata që vazhdon prej ditësh ka nervozuar edhe trajnerin Sarri, që pritet të dalë në një deklaratë për të mbrojtur lojtarin. Ndërkohë më herët vetë klubi reagoi në faqen zyrtare, duke thënë se ‘gjithçka është nxjerrë nga konteksti, pasi ajo që bëri ishte Hysaj ishte thjeshtë një rit që bëhet nga lojtarët e rinj kur prezantohen në skuadër’.

Kjo histori nisi në ditën kur Hysaj këndoi në hotelin e klubit para shokëve të skuadrës. Shqiptari zgjodhi këngën partizane ‘Bella Cao’, një këngë e kosnideruar si himn për të majtën, e cila së fundmi ka marrë shumë famë edhe për shkak të serialit ‘Casa de Papel’. Mirëpo kjo nuk pëlqehet aspak nga tifozët e Lacios të cilët janë ekstremisht të djathtë dhe e cilësoi veten si fashistë.

Që prej momentit kur nisën komentet negative dhe fyese pothuajse të gjithë videot e postuar nga lojtarët e Lazio-s u fshinë në rrjetet sociale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:30
Hysaj iu mbyll gojën fashistëve dhe gëzon tifozët e vërtetë, shënon një super gol në miqësore

Elseid Hysaj iu ka dhënë përgjigjen e merituar fashistëve me një super gol e ndërsa ka bërë tifozët e vërtetë të brohorasin në tribunë. Hysaj ka realizuar një gol në minutën e 36-të, në miqësoren që skuadra e Lacios ka zhvilluar ndaj skuadrës së Belunos.

Mbrojtësi shkodran realizoi golin e katërt të Lacios me një goditje diagonale, duke mos i dhënë asnjë shans portierit. Golin e Hysajt e shpërndau vetë faqja e Lacios në ‘’Twitter’’ ku më pas një numër i madh tifozësh kanë vërshuar në lumë komentesh pozitive drejt Hysajt.

Ora 19:14
Sassoli, solidaritet ndaj Elseid Hysaj, Balla: Faleminderit President

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur sot presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli i cili doli në mbështetje të futbollistit shqiptar Elseid Hysaj.

“Faleminderit Presidentit David Sassoli për solidaritetin ndaj futbollistit tonë Elseid Hysaj”, shkruan Balla.

Po ashtu Balla postoi dhe komentin e presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli.

“Solidarizimi im me futbollistin shqiptar të Lazio, Elseid Hysaj, i cili është sulmuar nga ultrasit, të cilët me një banderolë e kanë quajtur ‘krimb’, për shkak të këngës së tij “Bella Ciao” gjatë prezantimit para ekipit. Së fundmi kemi përjetuar gëzimin e madh nga Italia me fitimin e Europianit dhe është turp që kjo të thyhet nga diçka partiake me demonstrata intolerance që nuk do të kenë kurrë vend në botën e sportit apo kudo tjetër”, ka deklaruar David Sassoli.

Ora 17:34
Braçe mbron Hysajn: Nuk është krimb është një shqiponjë dhe fashizmi nuk është ‘tifozllëk’ por krim! Ky sulm duhet të dënohet

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe i ka dalë në mbrojtje futbollistit shqiptar Elseid Hysaj i cili po sulmohet për shkak se në ditët e tij të parë në ekipin italian të Lazios, u prezantua me këngën “Bella Ciao”.

‘Elsi Hysaj nuk është krim është shqiponjë”, shkruan Braçe në rrjetin e tij social Facebook, nga ku i ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që kanë sulmuar.

“Fashizmi nuk është tifozllëk, por krim”, shton ai i revoltuar.

Sipas zëvendëskryeministrit sulmi ka ardhur nga urrejtja fashiste ndaj futbollistit shqiptar, titullar i ekipit kombëtar të Shqipërisë e kapiten i tij, fare pa shkak dhe është i neveritshëm, i turpshëm dhe i papranueshëm!

Përmes rreshtave Braçe ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tij të plotë ndaj Hysajt për këto orë të vështira që po kalon, duke i dërguan kurajo dhe forcë.

"Dëshiroj të shoh qe Federata Shqiptare e Futbollit, Federata Italiane e Futbollit, UEFA e FIFA të dënojnë sulmin dhe të mbrojnë futbollistin shqiptar.”, shkruan ai në fund si një formë thirrje.

Ora 16:26
Çmenduria e tifozëve të Lazios me Elseid Hysajn, shqetësimet shkojnë deri në Parlamentin Europian

Çmenduria e tifozëve të Lazios në përplasjen e tyre me mbrojtësin e kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj ka kaluar kufijtë e sporti dhe ka arritur deri në politikën ndërkombëtare.

Edhe presidenti I Parlamentit Europian, David Sassoli i ka dalë Hysajt, 'faji' i vetëm i të cilit është se këndoi një këngë.

 “Solidarizimi im me futbollistin shqiptar të Lazio, Elseid Hysaj, i cili është sulmuar nga ultrasit, të cilët me një banderolë e kanë quajtur ‘krimb’, për shkak të këngës së tij “Bella Ciao” gjatë prezantimit para ekipit.

Së fundmi kemi përjetuar gëzimin e madh nga Italia me fitimin e Europianit dhe është turp që kjo të thyhet nga diçka partiake me demonstrata intolerance që nuk do të kenë kurrë vend në botën e sportit apo kudo tjetër”, ka deklaruar David Sassoli.

Kujtojmë se Ultrasit e Lazios janë pro fashizmit dhe nuk e kanë përtypur dot faktin që këndoi këngën “Bella Ciao” pak ditë më parë në grumbullimin me skuadrën. Kënga 'Bella Ciao" konsiderohet si një 'himn' i famshëm i të majtës italiane pasi është një këngë partizani e luftës së II Botërore. Duket se Hysaj e njeh këngën edhe nga fakti se ka marrë së fundmi një famë prej serialit spanjoll 'Casa del Papel'. 

Ora 15:38
Duka në mbështetje të Hysajt: vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale

Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka mbajtur qëndrim në lidhje me situatën e Elseid Hysajt te Lazio ku tifozët i janë kthyer kundër për shkak të një këngë në prezantimin e tij para shokëve të rinj të skuadrës. Duka thotë se një këngë nuk mund të vërë në diskutim personalitetin e futbollistit shkodran, ndërsa e fton të vazhdojë të punojë dhe të stërvitet.

REAGIMI I DUKËS:

I dashur Elsi,

Ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cënon e as i jep të drejtë askujt që të vër në dyshim personalitetin tënd.

Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik.

Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim.

Ora 12:37
Banderola fyese nga tifozët, Lazio del në mbrojtje të Hysajt: Dënojmë rëndë aktin, nuk është hera e parë që ndodh

Banderola e vendosur në rrugët e Romës nga tifozët e Lazio-s, që fyen futbollistin shqiptar Elseid Hysaj pjesë e këtij klubi, ka sjellë reagimin e këtyre të fundit. Në faqen zyrtare klubi ka dënuar me forcë këtë veprim, ndërsa shton se një pjesë e tifozëve që kanë qëllime të tjera përdorin këto situata për të përfituar.

Tifozët e Lazio-s në banderolë kishin shkruar: “Hysaj një krimb, Lacio është fashiste”

“Klubi Sportiv Lazio dënon me forcë banderolën e turpshme kundër lojtarit Elseid Hysaj. Nuk është episodi i parë i këtij lloji. Ne kurrë nuk do të jemi në krah të atyre që mohojnë vlerat e sportit. Nga ana tjetër, ne jemi në krah të futbollistit tonë dhe të gjithë lojtarëve të tjerë të përfshirë në përgatitjen para-sezonale në javët e fundit. Ne qartësisht distancohemi nga ata që duan të shfrytëzojnë këtë ngjarje që dëmton ekipin, të gjithë tifozët e Lazios dhe klubin për qëllime politike.

Ne nuk do të frikësohemi nga ata që përdorin tone të dhunshme dhe agresive: për ta nuk ka hapësirë ​​në botën tonë e cila në vend të kësaj frymëzohet nga vlerat e shëndetshme sportive të besnikërisë dhe konkurrencës, respektit reciprok dhe bashkëjetesës civile dhe që synojnë të  kapërcejnë të gjithë. gardhet e një natyre shoqërore, kulturore, ekonomike dhe racore,”-shkruan klubi i Lazio-s.

 

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca