TIRANE- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka është përplasur në studion e emisionit Repolitix me deputetin e Partisë Socialiste Alket Hyseni lidhur me paketën anti-KÇK dhe kontrollet në resortin "Golden" pas pengmarrjes së Jan Prengës. 

Agron Duka: Këta bëjnë një ligj me urgjencë të jashtëzakonshme ndërkohë që kanë pasur gjithë kohën për ta bërë. Në kompleksin kur ndodhi rrëmbimi kanë hyrë dhe kanë dalë politikanë të të gjithë rracave. Merri hapi ato kamerat e sigurisë. Sa eksponentë të PS kanë hyrë atje

Alket Hyseni: Do gjejnë aletatët e tu Goni. Ne po i arrestojmë, ju thoni pse i arrestoni.

Agron Duka: Ju nuk kapët njeri, ata kapën veten.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
'Nga policët me bark të madh, kemi të rejat që kam kënaqësi t'i shoh', deputeti i PS shpjegon pse efektivja e OFL shfaqet gjithmonë me syze

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni ka shpjeguar në studion e emisionit Repolitix faktin pse policet e Operacionit Forca e Ligjit shfaqen me syze për të dhënë deklaratat për shtyp. Teksa e cilësoi imazhin e ri të policisë si shpresëdhënës për goditjen e krimit, Hyseni tha se mbajtja e syzeve dhe kapeles është për shkak të sigurisë së tyre, pasi çështjet me të cilat ato merren kanë një rrisk të madh. Hyseni tha se kjo paketë e re ligjore do ia nxijë jetë çdo ditë e më shumë krimit.

"E kam kënaqësi ta shoh imazhin e ri. Tani ky është imazhi i ri i Policisë së Shtetit, nga një polici me bark të madh që pinte birra. Sot janë 5500 policë që kanë dalë nga Universiteti. Ka qëllim të fshehë sytë për të mos u shfaqur publikisht sepse riksojnë. Ne u përpoqëm me vështirësi të mëdha të sjellim një akt për të mirën e sigurisë publike dhe për të mirën e imazhit të këtij vendi. Mesazhi politik që përcjellim është ky: Do ia nxijmë jetë çdo ditë e më tepër krimit. Na prini dhe na ndihmoni në këtë rrugë. Mos u bëni pengesë", tha Hyseni.