Duka u jep përgjigje aludimeve
për blerjen e 'finales' me Armeninë

Duka u jep përgjigje aludimeve<br />për blerjen e 'finales' me Armeninë
Presidenti i FSHF-­së, Armando Duka u është përgjigjur aludimeve se Shqipëria e ka blerë ndeshjen me Armeninë.
 
Duke folur për mediat greke, Duka është shprehur se Shqipëria ka luajtur ndershëm nga ndeshja e parë me Portugalinë, tek ajo e fundit me Armeninë. “Unë nuk merren me raportet e tilla, ata e kanë në origjinë.
 
Më lejoni t’ju them që Shqipëria ka luajtur në këto eliminatore nga e para deri në minutën e fundit në mënyrë të drejtë.
 
Askush nuk na dha asgjë dhe kemi marrë në fushë atë që ishte e drejtë. Unë mund t’iu jap edhe një shembull për këtë: në përballjet me Francën ne kemi marrë katër pikë, një fitore dhe një barazim.
 
Kjo tregon se ne e kemi merituar”, thotë Duka. Ai shprehet se pas dy humbjeve në minutat e fundit me Portugalinë e Serbinë, pati frikë se Shqipëria mund të mos e arrinte vendin e dytë.
 
“E vërteta është se pata frikë sepse humbje kundër Portugalisë dhe Serbisë erdhi në minutat e fundit, humbje që goditën psikologjikisht lojtarët.
 
Por tani unë jam i lumtur, i lumtur, sepse kushdo që është pjesë e kësaj kombëtareje (lojtarët, trajneri, federatën, tifozët) të gjithë së bashku qëndruar të fokusuar në qëllimin tonë dhe arritëm këtë dëshirë të të gjithë kombit”, u shpreh ai.


 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj