FINLANDË- Një video e re e kryeministres së Finlandës Sanna Marin ka qarkulluar në rrjet, teksa ajo shfaqet duke kërcyer me një djalë të panjohur në club.

Kjo është video e dytë, pas asaj të parë, ku sqaqje në një party së bashku me shoqërinë e saj, duke shkaktuar zemërim, aq sa është detyruar që të bëjë edhe testin e drogës, rezultatet e të cilit do të dalin javën e ardhme.

Marin, duke shfaqur keqardhjen që këto pamje u publikuar, në një reagim për gazetarët tha se nuk ka bërë asgjë të paligjshme.

“Unë nuk kam bërë asgjë të paligjshme. Edhe në vitet e adoleshencës nuk kam përdorur asnjë lloj droge. Unë besoj se njerëzit e kuptojnë se koha e lirë dhe koha e punës mund të ndahen”, tha ajo.