Gratë janë të gjitha njësoj kur vjen puna tek veshjet. E tillë është edhe Dukesha Kate, e cila ka një fustan të preferuar dhe nuk i ndahet shpirti nga ai.

Fustani i preferuar i Kate është i firmosur nga Preen. Ajo ka zgjedhur që fustanin e saj të preferuar ta risjellë edhe një herë por me një ngjyrë tjetër.

Nga të kuq dukesha e kishtë bërë të zi fustanin që i rri në mënyrë perfekte.

Fustani, quhet Finella dhe është i disponueshëm online qoftë për variantin e kuq qoftë për të ziun. Ai kushton plot 1000 sterlina.

[gallery]19810[/gallery]
 
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com