Dule: S'kemi vendosur ende për
koalicionin, takoi mbrëmë Ramën
Kryetari i PBDNJ-së thotë se ka kohë për të vendosur se me cilin koalicion do të bashkohet. Në një prononcim për median jashtë parlamentit Dule tha: “Nuk e kemi marrë ende këtë vendim kemi kohën e duhur politike për të konsuliduar qëndrimet tona politike”.
TIRANE - Kryetari i PBDNJ-së thotë se ka kohë për të vendosur se me cilin koalicion do të bashkohet. Në një prononcim për median jashtë parlamentit Dule tha: “Nuk e kemi marrë ende këtë vendim kemi kohën e duhur politike për të konsuliduar qëndrimet tona politike”.
Sipas Dules, idealja do të ishte krijimi i një “Poli të Tretë”, por aktualisht mundësitë për një gjë të tillë nuk ekzistojnë. “Do t’i shërbente jetës politike, pasi thyente bipolaritetin nga i cili asgjë e mirë nuk i ka ardhur vendit. Por, Poli i Tretë kërkon politikanë me kurajë, me vizion. Nuk e kemi ende këtë mrekulli” nënvizoi Dule.
Dule shtoi se PBDNJ do të votojë kundër ministrave të rinj të kabinetit qeveritar pa LSI-në. “PBDNJ mbetet konseguente ndaj qëndrimeve opozitare ndaj kësaj qeverie të dështuar. Do votojmë kundër. Një votë pozitive për këtë qeveri do të jetë vetëm për 3 ligjet e integrimit.”
Deklarata vjen një ditë pasi Dule u takua me kryesocialistin Rama, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje për përfshirjen e PBDNJ-së në koalicionin e PS-së
Takimi i Ramës me Dulen u zhvilliua mbërmjen e 3 prillit në hotel "Diplomat" në kryeqytet. Mësohet se objekt diskutimi ka pasur bashkëpunimin mes PS dhe PBDNJ në një koalicion opozitar që do të garantonte akoma më shumë fitoren e forcave progresiste dhe rrëzimin e kryeministrit Berisha, në funksion të një qeverisje më të mirë opozitës pas 23 qershorit.
Nga ana e tij Rama ka sqaruar vetëm se "me Dulen jam mik prej kohësh dhe nuk takohem veç për çështje pune".
PBDNJ-ja nuk ka deklaruar ende deri tani se me cilat forca do të bëjë koalicion parazgjedhor kur kanë mbetur pak ditë nga përfundimi i bërjes së koalicioneve parazgjedhore për shkak të afateve kohore që parashikon Kodi Zgjedhor.
Një përfshirje e mundshme e PBDNJ në koalicionin opozitar tashmë me Ramën dhe me Metën, do garantonte njëherësh dhe përmbysjen maksimale të raporteve në
KQZ, në favor të opozitës, por dhe të raporteve në komisionet vendore që do të garantonin mazhorancën e thellë e të cilësuar në gjysmën e vendit si dhe shumicën e thjeshtë në gjysmën tjetër të komisioneve, duke minimizuar mundësinë e manipulimit të votave nga Berisha.
(Foto: Dule sot para Parlamentit)
(Rama me Dulen pas takimit në hotel Diplomat mbrëmjen e 3 prillit)
Lajmi fillimisht u publikua me 23:30 të 3 prillit dhe u perditesua me 4 prill ora 12: 04
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
68.3%
-
Jo
28.9%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 984
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55