TIRANË, 11 Tetor/ATSH/-Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule zhvilloi sot një takim me Kongresmenët Amerikanë, z. Gus M. Bilirakis dhe z. Gregory W. Meeks' në kuadrin e vizitës së tyre në vendin tonë.
Dule u shprehu Kongresmenëve Amerikanë vlerësimin për nivelin e lartë strategjik të marrëdhënieve midis dy vendeve, mbështetjes sistematike dhe të gjithanshme të SHBA-ve për vendin tonë dhe në mënyre të veçante për fokusin e tyre sistematik në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve.
Gjatë takimit, Dule u prezantoi z. Gus M. Bilirakis dhe z. Gregory W. Meeks' qëndrimet e PBDNJ për situatën politike në vend, domosdoshmërinë e reformave integruese si edhe nevojën e gjithëpërfshirjes ne to.
Në mënyre të veçantë, ai paraqiti situatën aktuale në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe atyre të minoriteteve në veçanti ndërsa shprehu shqetësimin për ndarjen e re administrative dhe pasojave të shkeljes së të drejtave të pjesëtarëve të minoritetit etnik grek në Himarë. ./a.g/
/Shqiptarja.com