DURRËS - Planin afatgjatë për zhvillimin e bujqësisë me mbështetjen direkt nga bashkia kandidatja e djathtë për bashkinë e Durrësit, Grida Duma e bashkëbisedoi me fermerët e Rrushkullit dhe Perlatit në Sukth.
Banorët nga ana e tyre kërkuan mbështetjen e Dumës që produket e tyre të shiten shpejt dhe me çmime më të mira.
Duma tha se krahas ndërhyrjes në infrastrukturën bujqësore në vaditje, rrugë e tregje, bashkia do të bëhet palët direkt me fermerët duke financuar projektet e tyre.
“Punësimin do e nisim nga gjëra të thjeshta dhe të bëshme. Jo nga premtime si nga ato që dëgjova para pak ditësh se kush fermer investon 1 milionë euro do ketë lehtësira në taksa. Lehtësirat nuk do të ndodhin këtu se këtu nuk i ka njeri 1 milionë euro dhe mua nuk më rezulton. Do të hapim mundësi që produkti bujqësor i juaji të shitet. Që t’ia vlejë të merresh me bujqësi sepse kush merret sot me bujqësi bën vetësakrifikim. Do bëjmë fondin e garancisë për prodhimin bujqësor dhe nga 20-30 % Bashkia do të marrë pjesë në financimin e projekteve bujqësore. Tre tregje të mëdha grumbullimi dhe një pikë frigoriferike për produktet tuaja”, tha Duma.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com