DURRËS- 15 mijë vende të  reja pune ka qënë premtimi i rradhës i kandidates së djathtë për bashkinë e Durrësit Grida Duma gjatë një takimet e rradhës me banorët e lagjeve të qytetit

“15 mijë vende pune në fund të katër vjeçarit. Çdo familje e bashkisë së Durrësit do ketë së paku një të punësuar. Do të shkojmë nga 24 taksa dhe tarifa që ka tani bashkia, ta çojmë në 11 tarifa. Ne do të kemi menjëherë një çlirim të ekonomisë së vogël dhe të mesme. Kam një detyrim moral për të vendosur drejtësi” - tha Duma

Ajo shpalosi programin në lagjen 18 të qytetit, ku u shpreh se brenda 4 viteve qyteti do të çlirohet dhe do të hapen 15 mijë vende pune, do të ulen taksat me 30 % dhe tarifat bashkiake nuk do të jenë më shumë se 11 nga 24 që janë sot.

Duma u shpreh se do të zerohen faturat e ujit atje ku nuk ka ujë dhe brenda 6 muajve do ketë të paktën 3 herë ujë në ditë. Kandidatja e djathtë u shpreh se do t’i jepet zgjidhje përfundimtare kanalizimeve si dhe do të 3-fishohet transporti publik duke futur edhe konceptin e biletës me orë.

“Një vit e 8 muaj është projekti për të mbyllur gjithë rrjetin e kanalizimeve, ndarjen e kanalizimeve të ujërave të zeza nga ato të bardha, pastrimin e kanaleve të mëdha dhe kthimin në zona të gjelbërta të kanalit të Kënetës dhe mbylljen e plotë të kanalit të Shkozetit”, tha më tej ajo.

Gjithashtu ajo premtoi 3-fishimin e transportit publik dhe futjen e konceptit të biletës me orë. “Nëse ke paguar një biletë në orën 8 sigurisht ajo do të vlejë deri në orën 11 apo në zona të veçanta deri më 12 sepse s’mund të zbresësh nga një stacion në tjetrin dhe të presësh biletë. Gjithë bota ka biletën me orë dhe gjithë qyteti ka një transport publik”, tha Grida

Kandidatja e djathtë Duma u ndal në veçanti në shkatërrimin e gjetjes së lagjes antike arkeologjike në ish lulishten 1 maji e cila u mbulua me beton.Një premtim i veçantë ishte edhe rehabilitimi i lagjes së ish të përndjekurve politikë

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)