Duma: Pas 21 Qershorit do të
shpëtojmë qytetin, turizmin, plazhin

Duma: Pas 21 Qershorit do të<br />shpëtojmë qytetin, turizmin, plazhin
DURRËS - Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma shpalosi programin e saj me banorët e zonës së plazhit. Duma tha se pas 21 Qershorit do të shpëtohet qyteti, turizmi e plazhi nga pengmarrja dhe nuk do të lejojë që qytetarët të mos kenë plazh publik. Programi i bashkisë së Durrësit është programi i jetës qytetare, u shpreh Duma.

“Kemi shumë punë me turizmin, kemi shumë punë me produktin bujqësor që do ta sjellim këtu shumë më të lirë, kemi shumë punë me të gjitha hapësirat mes pallateve, kemi shumë punë për të hapur vende pune. Pas 21 Qershorit ka vetëm një mënyrë për t’u sjellë; të shpëtojmë qytetin, të shpëtojmë turizmin, të shpëtojmë plazhin nga banda e grabitësve. Të shpëtojmë qytetin, turizmin, plazhin nga bandat e tyre që mendon vetëm për betonizimin. Që thotë 8 vite dua të bëj pishinën dhe pas 8 vitesh çon betonieret e veta për t’i hedhur beton pishinës publike. Duhet të shpëtojmë nga një alternativë që nuk është për qytetarët por është alternativë për të pestët dhe për këtë arsye kjo bashki ka përfunduar e varfër. Para disa ditësh vendimi i ri i Këshillit Bashkiak ishte 80 % plazh privat dhe 20 % plazh publik. E kishte më përpara 60 % publik dhe 40 % privat dhe nuk kishte më asnjë vend publik. Nuk e dimë më se ku do e privatizojë se më duket do privatizojë edhe ajrin se nuk ka ngelur më për tu privatizuar. Ju siguroj që çdo pëllëmbë që ka ngelur e paprekur nga privati do ta bëjmë publike siç ju siguroj që plazhi nga Currilat në Porto Romano  do ta bëjmë që në vitin e parë dhe qytetarët dhe banorët e bashkisë së madhe të Durrësit do mund të shkojnë dhe të shijojnë detin pa kanalin, pa mushkonjat, pa pisllëkun. Programi i madh i bashkisë së Durrësit është programi i jetës qytetare”, -tha Duma.

Deputeti Agron Duka tha se modeli i kandidates Duma është bashkëqeverisja, krejt ndryshe nga modeli i saj përballë.

“Kemi kandidaturën e Vangjush Dakos i cili nuk arrin të përballet me të vërtetën dhe madje pati një ballafaqim me zonjën Duma dhe u ngrit e iku se nuk ka çfarë të thotë. Është një njeri që ka 4-5 veta rreth e qark për të marrë vendimet dhe zonja Duma që ju ka ju për bashkinë e ardhshme të Durrësit”, tha Duka.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre