Marrëveshja mes Real Madridit dhe futbollistit holandez Denzel Dumfries është e plotë. Gjithçka është mbyllur për një kontratë katër vjeçare për ish-lojtarin e PSV Eindhoven.

Madje, në fshehtësi të plotë, Dumfries ka kryer tashmë vizitat mjekësore në Holandë. Pikërisht për këtë arsye ai nuk ishte i pranishëm në humbjen e kombëtares holandeze ndaj Algjerisë në ndeshjen miqësore para Kupës së Botës.

Gjatë orëve të fundit ishte përfolur edhe mundësia e një negociate mes Interit dhe Real Madridit. Klauzola e largimit të Dumfries nga zikaltërit parashikon pagesën e 20 milionë eurove në një këst të vetëm. Për këtë arsye ishte menduar se, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira mes dy klubeve, drejtuesit mund të uleshin për të gjetur një formulë tjetër pagese. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë.

Në selinë e Interit ka mbërritur tashmë një komunikim zyrtar nga Madridi, ku klubi spanjoll shpreh qartë vullnetin për të aktivizuar klauzolën e prishjes së kontratës së lojtarit holandez.

Tashmë, mes Dumfries dhe Realit qëndrojnë vetëm zgjedhjet presidenciale të klubit madrilen.

Një pengesë që nuk pritet të sjellë surpriza, pasi Florentino Perez, njeriu që së bashku me Jose Mourinhon (i përfolur si trajneri i ardhshëm i Realit) ka shtyrë për transferimin e Dumfries në Madrid, konsiderohet favoriti absolut për zgjedhjet e së dielës së ardhshme.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, aventura e Dumfries te Interi është pranë fundit dhe mbrojtësi holandez do të veshë fanellën e Real Madridit në sezonin e ardhshëm.