Dunga në versionin Ibrahimovic, Luftëtari mposht për herë të 2 Partizanin brenda pak ditësh

Dunga në versionin Ibrahimovic, Luftëtari mposht për herë të 2 Partizanin brenda pak ditësh

Partizani, skuadra kryesuese e Superligës, nuk ka arritur të përfitojë nga humbja e Kukësit pasi është mposhtur për herë të dytë brenda 3 ditëve nga Luftëtari. Në “Selman Stërmasi” të parët që kaluan në avantazh ishin të kuqtë, me Asanin që përfitoi edhe nga një devijim për të dërguar topin në rrjetë.

Gjithsesi pa u mbyllur pjesa e parë, gjirokastritët do të gjenin forcat jo vetëm të barazonin, por edhe të përmbysnin rezultatin falë Dungës që realizoi të dy golat.

Me fillimin e pjesës së dytë pritej barazimi i Partizanit, por ishte sërish Dunga i cili me një gol “alla Ibrahimovic” shënoi edhe golin e tretë për ekipin dhe të tretin personal. Edhe pse pati edhe shumë minuta Partizani nuk arriti të bënte diçka për t’i ndërruar udhë këtij takimi, duke marrë kështu humbjen e dytë radhazi ndaj këtij kundërshtari në harkun kohor të tre ditëve.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?