Duro: Ndaj Skënderbeut, presioni është te Flamurtari

Dueli Flamurtari-Skënderbeu do të vijojë edhe në kampionat. Vlonjatët kërkojnë të ngjiten në renditje, ndërsa korçarët për t’u rehabilituar dhe për një “hakmarrje” të vogël për humbjen në Kupë. Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka dalë pak më parë në konferencë shtypi, ku ka theksuar se ndeshja e nesërme ndryshon shumë nga ajo e Kupës. Ai ka pranuar se presioni është mbi skuadrën e tij, nga e cila kërkon vetëm 3 pikët:

Mendoj se ndeshja që luajmë nesër në kampionat nuk ka lidhje me atë të Kupës së Shqipërisë në Korçë, ku ne fituam. Do të thoja se më mirë kemi luajtur me Kukësin në fushën tonë, edhe pse humbëm, se ndaj Skënderbeut. Luajmë një ndeshje ku na intereson shumë të fitojmë, sepse më pas kemi një kalendar më të favorshëm, që duhet ta shfrytëzojmë. Kundërshtari është më i qetë, pasi thuajse e ka siguruar titullin kampion. Presioni është mbi ne, ngaqë na duhet rezultati. Kam besim se do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe do të dalim në fushë vetëm për tri pikët.

Trajneri Shpëtim Duro

Flamurtarit do t’i mungojnë ndaj Skënderbeut sulmuesi Busiç dhe mesfushori Juffo, të dy të dëmtuar. Ndeshja luhet nesër në Vlorë, në orën 19:00.
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 08/04/2018 18:26

    Po kush e ka vu trajner ktë idjot ky ska dit me lujt futboll e jo mo të bohet trajner . Ky sdi me i ra topit se është tap topi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?