Duro në prag të takimit me Partizanin: S'kemi kohë të mjaftueshme, Shametin nuk e largova unë

Duro në prag të takimit me Partizanin: S'kemi kohë të mjaftueshme, Shametin nuk e largova unë

Të premten do të nisë zyrtarisht edicioni i 80 i Superligës me supersfidën Kukësi-Partizani, i njëjti takim që të dielën përcaktoi edhe fituesin e Superkupës. Nga ai 90 minutësh Kukësi doli i humbur pasi, sipas trajnerit Duro, skuadra nuk kishte kohën e nevojshme për t’u përgatitur.

“Skuadra do kohën dhe momentin e duhur, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Me këto kushte jemi të detyruar të përballojmë ndeshjen dhe të marim pikët e para. Kukësi do të jetë I fortë gjatë gjithë kampionatit, por është armik ajo koha e shkurtër që kishim në dispozicion.”

I pyetur për objektivin që ka në ndeshjen hapëse po kundër Partizanit Duro përgjigjet:

“Të bëjmë një ndeshje të mirë, të marim rezultat pozitiv, por kampionati është i gjatë, nuk është një ndeshje me 90 minuta.”

Duro më tej komentoi edhe largimin e Shametit, pasi ky i fundit thumboi trajnerin aktual të Kukësit pas Superkupës.

“Asnjëherë nuk kam thënë se Shametin nuk e dua një skuadër. Kam patur një takim më presidentin ku i kam thënë nëse ai është 100% ai është një forcë e madhe, një ikonë e klubit. Pse duhet unë tani të rrija të kërkoja mbrojtsa.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim