TIRANË - Policia e Durrësit ka sekuestruar 59 kilogram lëndë narkotike në një prej kamionëve të pastrimit të qytetit.

Siç bën të ditur policia lokale, “paraditen e sotme, në lagjen 16 Durrës, në afërsi të Shkollës 9-vjecare “Qemal Mici”, punonjësit e Komisariatit të Policisë Durrës gjatë një kontrolli në automjetin kamion me targa Dr 7243 D, drejtuar nga shtetasi Arben Mançe, 48 vjec, banues në lagjen 16 Durrës, mjet i Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit Durrës, janë konstatuar 5 thasë të mbushur me masë të thatë bimore të dyshuar si kanabis sativa”.

Pas peshimit, ka rezultuar se, sasia e lëndës narkotike ishte 59 kilogramë kanabis sativa.

“Lidhur me rastin po vijojnë veprimet e para hetimore në funksion të zbardhjes së rrethanave, origjinës, destinacionit dhe përfshirjes së personave të tjerë në këtë veprimtari”, përfundoi Policia e Durrësit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)