Përveç paketës kundër dhunës, kryeministri njoftoi se projektbuxheti i vitit 2027 do të prezantohet në ditët e para të javës.
"Projekt-Buxheti i vitit 2027, të cilin do ta prezantojmë në ditët e para të javës, vjen me plot risi pozitive në drejtim të pikërisht familjeve të zakonshme, të shërbimeve për qytetarët e të të rinjve dhe studentëve po ashtu" tha Rama
"Për shumicën që më ka dhënë mandatin të udhëheq Shqipërinë, e për pakicën që nuk më ka votuar, por që njësoj si shumica pret më shumë drejtësi në rishpërndarjen e të ardhurave nga rritja e ekonomisë, do të flas në ditët e para të javës me risitë pozitive të projekt-buxhetit 2027, sapo ta kalojmë në qeveri, që të jetë e qartë për të gjithë se nuk do të jenë thjesht fjalë apo zotime, po vendime konkrete ato që do të ndaj me ju" tha ai
Lajmi kryesor:
Nga dëmshpërblimi i bizneseve te ndëshkimet financiare e penale për dhunuesit në protesta, Rama prezanton një paketë të gjerë masash: Kush thyen paguan! Dje në Tiranë mercenarë nga Spanja! Akuza për PD: Strehë e dhunës





