DURRES - Një person ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm pas shpërthimit të një lënde plasëse në fshatin Karreç të komunës Maminas.
Sipas policisë së Durrësit, si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën 65-vjeçari Skënder Xhafa nga Maminasi gjatë kohës që po priste një trung peme me motosharrë.
Uniformat blu, pas verifikimeve paraprake deklarojnë se në zonën ku 65-vjeçari po punonte të ketë pasur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer menjëherë pasi motosharra ka rënë në kontakt me të.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com