Një i ri ka rënë në prangat policisë ditën e sotme në Durrës.

Xhemil Hoda 23 vjeç, banues në Sukth është arrestuar nga policia pasi teksa drejtonte mjetin e tij tip Ford, në rrugën Shkafanë-Hamallaj ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një makinë tip Benza që drejtohej nga N.L., 48 vjeç.

Nga përplasja janë dëmtuar drejtuesi i mjetit Ford, 23 vjeçari, Xhemil Hoda dhe pasagjerët, S.K. 14 vjeç, banues ne Kullë, H.K. 14 vjeç dhe E. S. 15 vjeç, banues në Rrushkull. Menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal të Durrësit, ku ndodhen nën mbikqyrjen e mjekëve.

Gjithashtu nga aksidenti u dëmtuan edhe pasagjerët në mjetin tip Benz, A.L. 21 vjeçe, D.L. 16 vjeç dhe H.M. 61 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com